31 October 2024, 19:14
Nga DOSJA
ANGLI - Një lojtar i madh nuk është automatikisht një trajner i madh dhe ky përfundim mund të nxirret nëse sheh karrierën e disa prej legjendave të futbollit anglez.
Pas Wayne Rooney-t dhe Frank Lampardit, të cilët e nisën keq aventurën e tyre në stol, edhe karriera e re e Steven Gerrardit nuk po shkon siç të gjithë e prisnin. Legjenda e Liverpoolit, në kye të Al Ettifaq që nga vera e vitit 2023, është shumë pranë shkarkimit pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit. Dje skuadra e tij u eliminua në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit nga Al Jabalain, një skuadër e kategorisë së dytë saudite (rezultati final 3-1) dhe ky dështim sigurisht që nuk kontribuoi në rritjen e popullaritetit të tij.
Një disfatë që përkeqëson shifrat e tij: në 46 ndeshje, Gerrard ka arritur 17 fitore, 15 humbje dhe 14 barazime, pavarësisht investimeve kolosale të muajve të fundit dhe ardhjes së lojtarëve të kalibrit të Wijnaldum, Moussa Dembélé, Toko Ekambi, Fofana dhe Jordan Henderson, i blerë me kërkesë të ish-mesfushorit para se të ikte pas 6 muajsh. I renditur në vendin e 10-të në Ligën Pro Saudite (Al Ettifaq nuk ka fituar në kampion prej një muaji), pakënaqësitë për Gerrard shtohen edhe për shkak të disa deklaratave të papërshtatshme: "Me John Achterberg (trajner i portierëve) ne kemi organizuar të gjithë programin stërvitor rreth ndeshjeve të Liverpoolit, ne gjithashtu stërvitemi në orën 21:00 ose 22:00 për të ndjekur Liverpoolin”, tha ai në një intervistë të fundit.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 October 2024, 15:31
ITALI - Nuk do të ketë më një De Rossi te Roma, edhe nëse Juric nuk arrin të kontrollojë situ...
Sport
31 October 2024, 15:00
SPANJE - Një nga lojtarët më të kritikuar nga mediat dhe shumica e tifozëve të Real Madridit është padyshim Ferla...
Sport
31 October 2024, 14:30
ANGLI - Te Manchester United tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e portugezit Ruben Amorim, si trajner i “Djajve të Kuq&rd...
Sport
31 October 2024, 14:00
TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në...
Sport
31 October 2024, 13:30
ANGLI - Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen t&e...
Sport
31 October 2024, 13:15
URUGUAJI - Do të jetë një finale 100% braziliane në Copa Libertadores, pas kualifikimit të Botafogo kundër klubit uruguajan Pena...
Sport
31 October 2024, 13:00
URUGUAJI - Pas humbjes 5-0 në Brazil, Peñarol u përball me një "mision të pamundur" për të provuar të arrijë n&...
Sport
31 October 2024, 12:30
BRAZIL - Abel Ferreira festoi dje katër vjetorin në krye të Palmeiras, prandaj trajneri portugez u ka ofruar dhurata miqve dhe bashkëpun&e...
Sport
31 October 2024, 12:00
GJERMANI - Bayern Munich kishte një plan të hartuar për sulmuesin e ri 19-vjeçar Mathys Tel. Objektivi ishte që në sezonin e t...
Sport
31 October 2024, 11:30
ITALI - Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i Milanit, ka ide të qarta për forcimin e skuadrës së drejtuar nga trajneri portugez Paulo Fon...