30 October 2022, 08:25
Nga DOSJA

BRAZIL - Goli i Gabriel Barbosa (Gabigol) kundër Athletico Paranaense i dha Flamengos së tretë Copa Libertadores dhe bërë që shoku i tij i skuadrës, David Luiz të bashkohej me ‘klubin’ e zgjedhur të futbollistëve, që kanë fituar trofeun më të madh të Amerikës së Jugut dhe Champions League.
Vetëm 13 lojtarë në të gjithë historinë mund të mburren se i kanë fituar të dy titujt, nëntë brazilianë dhe tre argjentinas. David Luiz fitoi Champions League në vitin 2012 me Chelsean dhe në vitin 2022 ka shtuar në rekordin e tij edhe Copa Libertadores, ku përfshihen edhe dy tituj të Europa League, të fituara po me Chelsean.
Rasti më i veçantë është ai i argjentinasit Juan Pablo Sorín, i pari që arriti të dy trofetë dhe që i fitoi në të njëjtin vit, në 1996. I transferuar nga River, Sorín filloi sezonin 1995-96 me Juven, ku mezi kishte hapësirë. Ai luajti në vetëm pesë ndeshje, duke përfshirë 45 minutat kundër Borussia Dortmundit në fazën e grupeve të një Champions League, që do të përfundonte për klubin italian dhe në janar 1996 ai u huazua te River, me të cilin fitoi Copa Libertadores disa muaj më pas. Pavarësisht se ka ndërhyrë në vetëm një gjysmë loje, kjo Champions League figuron në rekordin e Sorin.
Carlos Tevez, fitues i Libertadores në 2003 me Boca dhe Champions League në 2008 me Manchester United, Walter Samuel, kampion i Amerikës së Jugut me Boca (2000) dhe i Europës me Inter (2010) dhe Willy Caballero, fitues i Libertadores me Boca në 2003, ashtu si Tevez dhe Champions League në 2011 me Chelsean, janë tre argjentinasit e tjerë që i përkasin këtij klubi ekskluziv.
Së bashku me David Luiz, brazilianët e tjerë që i kanë ngritur të dy trofetë janë: Cafú (São Paulo, 1992 dhe 1993 dhe Milan, 2007); Danilo (Santos, 2011 dhe Real Madrid, 2016 dhe 2017); Dida (Cruzeiro, 1997 dhe Milan, 2003 dhe 2007), Neymar (Santos, 2011 dhe Barcelona, 2015); Rafinha (Bayern Munich, 2013 dhe Flamengo, 2019), Ronaldinho (Barcelona, 2006 dhe Atlético Mineiro, 2013), Roque Júnior (Palmeiras, 1999 dhe Milan, 2003) dhe Ramires (Chelsea, 2012 dhe 20).
B.T (Dosja.al)
Sport
30 October 2022, 08:10
FRANCE - Leo Messi po arrin në Kupën e Botës në një gjendje spektakolare. Argjentinasi ka vendosur stati...
Sport
30 October 2022, 07:58
SPANJE - Nuk është hera e parë, që një trajner kap një nga lojtarët që ka në pankinë, që ai nuk &e...
Sport
30 October 2022, 07:52
SPANJE - Edinson Cavani ka dëmtuar kyçin e djathtë, pak pas fillimit të ndeshjes kundër Barcelonës dh...
Sport
30 October 2022, 06:50
BRAZIL - Për herë të tretë në historinë e saj, Flamengo u kurorëzua të shtunën kampion i Amerikës së Ju...
Sport
30 October 2022, 06:28
MEKSIKE - Gara kualifikuese në Grand Prix të Meksikës në Formula 1 mbajnë nënshkrimin e Max Verstappen, i cili fi...
Sport
30 October 2022, 06:20
FRANCE - PSG rifitoi një epërsi prej pesë pikësh ndaj nënkampiones së saj RC Lens, falë suksesit të tyre (4-3)&nb...
Sport
29 October 2022, 23:30
UKRAINË- Ndeshja e kampionatit midis Shakhtar Donetsk dhe Oleksandriya u pezullua për rreth një orë për shkak të një sulmi ...
Sport
29 October 2022, 23:21
SPANJË- Duhet një gol i minutës së fundit nga Robert Lewandowski që Barcelona të mposhtë Valencia-n e Rino Gattusos pas nj&...
Sport
29 October 2022, 22:59
ANGLI- Fitorja në Champions nuk e ndez Liverpoolin në kampionat. Humbja e dytë radhazi për Reds në Premier League, të cilët...
Sport
29 October 2022, 22:51
ITALI- Tifo-grupi 'Curva Nord' i Interit u zbraz gjatë pushimit të pjesës së parë në takimin kundër Sampdorias në shen...