15 February 2023, 12:27
Nga DOSJA

ANGLI - Tony Adams, kapiteni i Arsenalit për 14 sezone, shkruan në gazetën 'The Sun' se "arroganca dhe mosrespektimi mund t'i kushtojnë Pep Guardiolës ndeshjen kundër Arsenalit dhe titullin e Premierligës".
Sipas ish-futbollistit “nëse Pep Guardiola nuk i jep Arsenalit respektin që meriton, Bukayo Saka do ta shkatërrojë Manchester Cityn e tij”.
“Nuk e kam idenë se çfarë po përpiqet të bëjë Pep me mbrojtjen e tij këtë sezon dhe është thuajse sikur po përpiqet të heqë titullin”,- kritikoi njeriu që ishte trajner i Granadës në 2017. Këshilla që Adams i jep Guardiolës është "ndalo Sakën dhe ndalo Arsenalin. Është kaq e thjeshtë."
Tony Adams, ish-kapiteni i ‘Topçinjve’ për 14 sezone kritikon Guardiolën në gazetën The Sun
Tony Adams argumenton se "Guardiola ka ‘municion’ për t’i mposhtur të gjithë, por ka pasur disa herë këtë sezon ku ai është përpjekur të jetë i zgjuar me taktikat e tij dhe ka rezultuar mbrapsht. Me gjithë talentin që Guardiola ka në dispozicion, duhet të jetë një punë shumë e thjeshtë”, tha Adams.
Manchester City dhe Arsenali, sot, në orën 20:30, në ‘Emirates Stadium’, do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje kyçe për luftën për titullin e Premierligës. Arsenali ka 51 pikë dhe një ndeshje më pak dhe Manchester City e ndjek me 48 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 February 2023, 12:13
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez vepron si një ndikuese kryesore dhe është e aftë të arrijë gjith&...
Sport
15 February 2023, 11:54
FRANCE - Dihen më shumë për gjendjen shëndetësore të Laurent Blanc. Ai mungoi në stol gjatë fitores së ...
Sport
15 February 2023, 11:38
FRANCE - Në varësi të faktit, nëse jeni tifoz i Bayern Munich ose PSG, ose do të thoni se është rregull, ose se jemi pë...
Sport
15 February 2023, 11:20
KINE - Kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Shuyan, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Kjo është b&...
Sport
15 February 2023, 11:04
FRANCE - Pas një humbje 1-0 ndaj Bayern Munich në Parc des Princes të martën mbrëma, performanca e dobët e PSG-së u disk...
Sport
15 February 2023, 10:37
FRANCE - Ai erdhi i fundit përballë mikrofonave. Pak para mesnatës, Kylian Mbappé u shfaq në zonën mikse për të d...
Sport
15 February 2023, 07:18
FRANCE - PSG është mposhtur nga Bayern Munich dhe tani do të detyrohet të fitojë në Mynih në ndeshjen e dytë të 1/1...
Sport
15 February 2023, 07:14
ITALI - "Ishte një ndeshje e vështirë, e prisnim. Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, me vendosmëri dhe shumë pun&eu...
Sport
14 February 2023, 23:34
SPANJE - Ish mbrojtësi i njohur katalanas, Gerard Pique, ka treguar se nuk e ka uruar Messin për triumfin me Argjentinën në Botërorin e...
Sport
14 February 2023, 23:25
FRANCE - Skuadra bavareze e Bayern Munich, e drejtuar nga Julian Nagelsmann, arriti të fitonte takimin e parë ndaj Paris Saint-Germianit për 1/...