14 February 2023, 23:25
Nga DOSJA

FRANCE - Skuadra bavareze e Bayern Munich, e drejtuar nga Julian Nagelsmann, arriti të fitonte takimin e parë ndaj Paris Saint-Germianit për 1/8 finale të Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 0-1, ku bavarezët gjatë gjithë lojës diktuan dhe ishin më të qartë në veprimet e tyre. Golin e vetëm dhe të fitores për bavarezët e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 53-të.
Parizienët ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të, por goli i Kylian Mbappes, që hyri në fushë në minutën e 57-të, u anulua pas rishikimit nga VAR-i, për një pozicion jashtë loje.

Me krijimin në fushë të treshes ‘MNM’, loja e PSG-së u bë më kërkuese dhe e rrezikshme, por në pamundësi për të gjetur golin e barazimit, edhe për kundërshtinë e bavarezëve, që formuan një mur thuajse të pakalueshëm përpara portës së mbrojtur nga Sommer.
Vlen të theksohet se mbrojtësi francez Benjamin Pavard Bayernit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtua nga loja në minutën e 91-të, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Messit, i cili ishter shqetësim i përhershëm i bavarezëve.

Ndeshja e kthimit Bayern Munich - Paris Saint-Germianit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”, ku bavarezët do të jenë të avantazhuar nga fitorja 1-0 e arritur në “Parc des Princes”.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 February 2023, 23:20
ITALI - Milan mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Tottenham në shtëpi me rezultatin 1-0, në ndeshjen e parë pë...
Sport
14 February 2023, 20:51
MOLDAVI - Qeveria moldave ka vendosur që ndeshja mes Sheriff Tiraspol dhe Partizan Beogradit të luhet me dyer të mbyllura të enjten. Ky...
Sport
14 February 2023, 20:33
ZVICER - Vendet pritëse të ndeshjeve të Kupës së Botës, tradicionalisht u është dhënë një vend ...
Sport
14 February 2023, 20:09
MEKSIKE - 50-vjeçari Diego Cocca është një argjentinas, ashtu si njeriu që zëvendëson, Gerardo “Tata” Martino...
Sport
14 February 2023, 19:57
ZVICER - Këshilli i FIFA- s përcaktoi sot modalitetet e pjesëmarrjes, konkretisht shpërndarjen e vendeve të konfederatave t&e...
Sport
14 February 2023, 19:49
ANGLI - Pak e dinë se historia e Harry Kane mund të ishte krejt tjetër. Në vitin 2013, Livorno ishte në kërkim të një ...
Sport
14 February 2023, 19:43
CEKI - Dalja hapur e Jakub Jankto se është homoseksual shënoi një kthesë epokale në botën e futbollit. Të shumtë me...
Sport
14 February 2023, 19:39
SPANJE - Prestigjiozja spanjolle “Marca”, i ka rezervuar një hapësirë të veçantë këtë të hën&eum...
Sport
14 February 2023, 19:37
TURQI - Turqia mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit më ...
Sport
14 February 2023, 19:32
DUBAI - Futbollisti ekuadorian Cristian Noboa u gjend në qendër të një skandali, kur e dashura e tij Keviam Casso ...