14 June 2023, 14:39
Nga DOSJA
TIRANE - Pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t, mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani fluturoi menjëherë drejt Tiranës për t’u vënë në dispozicion të trajnerit të kombëtares, Sylvinho, për dy ndeshjet e radhës eliminatore të “Euro 2024” ndaj Moldavisë më 17 dhe Ishujve Faroe më 20 qershor.
Mesfushori kuqezi ishte në konferencën për shtyp nga ambientet e FSHF-së, ku foli për emocionet e përjetuara në Stamboll dhe tha se tani është gati për të ndihmuar kombëtaren në arritjen e objektivave.
Ktheheni nga finalja e Championsit, që është arritje e jashtëzakonshme për një futbollist shqiptar. Si e gjetët grupin, pasi jeni i fundit që u bashkuat?
”Kam dy ditë që kam ardhur. E kam parë grupin shumë mirë dhe të gjithë janë stërvitur shumë fort. Po punojmë për t’i përgatitur sa më mirë dy ndeshjet e radhës, ku duam fitoren”.
Çfarë emocionesh përjetuat në Stamboll, ndonëse nuk luajtët?
”Ka qenë një emocion shumë i madh për mua të isha në atë finale, diçka që nuk i ndodh çdo futbollisti. Do të donim ta fitonim, por futbolli kështu e ka. Tani vëmendja te kombëtarja, ku duam të arrijmë objektivat tanë”.
Një lojtar me cilësitë tuaja do të jetë i rëndësishëm përballë Moldavisë që do mundohet të mbyllë hapësirat…
”Është normale, pasi ata do të na presin në gjysmëfushën e tyre dhe besoj se gjëja kryesore në këtë takim është të mbajmë topin sa më shumë”.
Sado të shërbejë eksperienca dhe mentaliteti juaj për ta sjellë në kombëtare?
“Kam bërë pak minuta, por jam krah lojtarëve që më parë kisha ëndërr të luaj me ta. Kam marrë eksperiencën e duhur dhe shpresoj që ta vë në dispozicion të kombëtares. Kemi fituar dy trofe te Interi dhe kam marrë një eksperiencë të vlefshme. Tani këtu kam gjetur një grup që dëshiron të fitojë çdo ndeshje”.
Ku do të jetë e ardhmja e Asllanit?
“Unë jam lojtar i Interit dhe për mua kjo është një ëndërr. Do të vijoj të qëndroj te Interi edhe në të ardhmen”.
Ku mund të arrijë Kombëtarja?
“Mund të arrijmë shumë larg, pasi jemi një grup shumë i mirë, me lojtarë shumë të fortë. Duam të shkojmë në Europian, që është edhe ëndrra jonë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 June 2023, 12:12
FRANCE - Tre tifozë të AC Ajaccio do të gjykohen për "dhunë të rënduar" më 25 gusht për sulmin ndaj vogël...
Sport
14 June 2023, 12:00
ANGLI - Sezoni nuk mund të ishte më i mirë për Erling Haaland, i pari që kur u transferua te Manchester City nga Borussia Dortmu...
Sport
14 June 2023, 11:49
FRANCE - Dy gjigantët spanjolë janë ende po aq të njohur si kurrë më parë. Observatori i Futbollit CIES zbulon në...
Sport
14 June 2023, 11:40
SPANJE - Dy javë pas gjestit simbolik të bërë nga presidenti Joan Laporta në arenën e famshme, kur u shkëput një pjes&...
Sport
14 June 2023, 11:34
TIRANE - Mbrëmjen e martës, në orën 20:00, në mjediset e stadiumit "Air Albania", u zhvillua premiera e dokumentarit, dedikuar ish-ka...
Sport
14 June 2023, 11:20
SPANJE - Këtë sezon, FC Barcelona arriti të fitojë kampionatin në Spanjë. Pas triumfit të madh në La Liga, Joan Lap...
Sport
14 June 2023, 11:00
ITALI - Vangelis Marinakis thuhet se është një frymë larg merkatos së Monzas, sipas një raportimi të “Corrier...
Sport
14 June 2023, 10:30
SHBA - Në adoleshencë ajo ishte më e mira që Rusia kishte për të ofruar në tenis. Ata kishin filluar të mos ...
Sport
14 June 2023, 10:03
FRANCE - Një letër nga Kylian Mbappé e destinuar për zyrat e PSG-së ka përfunduar në gazetën L'&Ea...
Sport
14 June 2023, 09:26
ANGLI - Të shtunën, Manchester City fitoi Ligën e Kampionëve dhe këtë sukses e ndanë me lojtarët bashkëshortet dh...