4 March 2023, 21:48
Nga DOSJA
GJERMANI - Bayern Munich ka mposhtur Stuttgartin këtë të shtunë në transfertë me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës. Pas kësaj fitoreje, skuadra bavareze vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit gjerman, edhe pse Borussia Dortmundit kishte mposhtur RB Leipzig një ditë më parë. De Ligt dhe Choupo-Moting shënuan për ekipin vendas, ndërsa Perea realizoi për mysafirët.
De Ligt ishte figura e shkëlqyer e pjesës së parë. Së pari, ai shpëtoi atë që do të ishte goli i Stuttgartit, duke e larguar topin pothuajse mbi vijën. Në minutën e 38-të, ai u ngjit në sulm dhe shfrytëzoi raste nga skaji i zonës, duke tundur rrjetën me ndihmën e portierit Bredlow dhe 0-1. Në pjesën e dytë, përballë një kundërshtari të dorëhequr, Bayern pati një jetë më të lehtë dhe rriti rezultatin në një aksion të bukur në minutën e 62-të: Müller nxorri Choupo-Moting para portës dhe 0-2. Në minutën e 88-të Perea ka gjetur gol për Stuttgartin, duke ngushtuar rezultati në 1-2 për Bayern Munich.
Ashtu si me Union Berlin, Mané e nisi lojën në pankinë dhe hyri në fushë në minutën e 63-të të pjesës së dytë, pak pas golit të dytë të bavarezëve. Ishte hera e dytë që sulmuesi senegalez aktivizohet pas dëmtimit që e largoi nga Kupa e Botës.
Bayern Munich kryeson Bundesligën me të njëjtat 49 pikë, si Borussia Dortmund, por ka golavarazhin më të mirë (44 kundër 19) dhe renditet në krye. Stuttgarti vazhdon me 19 pikë dhe në vendin e 15-të, në pozitën e parë mbi zonën e rënies.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës u arritën këto rezultate:

B.T (Dosja.al)
Sport
4 March 2023, 21:20
ARABIA SAUDITE - Nuk gjen qetësi Cristiano Ronaldo as në kampionatin arab, ku nuk i ndahen provokimet për Messin. Së fundmi, Al Nassr ...
Sport
4 March 2023, 21:11
SLLOVENI - Ish-trajneri i kombëtares kuqezi, italiani Edy Reja, debuton me sukses në pankinën e ND Goricas, skuadrës së vendlindjes s&e...
Sport
4 March 2023, 20:48
FRANCE - Paris Sant Germain ka gurin e fundit të provës kundër Nantes para ndeshjes jetike kundër Bayern Munichut,&...
Sport
4 March 2023, 19:45
ANGLI - Pas fitores së Manchester City kundër Newcastle (2-0), Arsenal duhej të fitonte në shtëpi kundër Bournemouth (i ...
Sport
4 March 2023, 19:07
BAHREIN - Pas tre seancave praktike të lira jo veçanërisht të shkëlqyera, Max Verstappen, rikthen rendin "natyror" të gj&...
Sport
4 March 2023, 17:10
FRANCE - Ku do të luajë Lionel Messi sezonin e ardhshëm? Kjo pyetje është aktualisht pa përgjigje. Por Don Gar...
Sport
4 March 2023, 15:41
SPANJE - Pasditen e së dielës (16:15), Barça pret FC Valencia në ‘Camp Nou’ me detyrimin për të marrë tre pik&e...
Sport
4 March 2023, 15:35
ANGLI - Manchester City nuk gabon në Etihad Stadium dhe mposht me rezultatin 2-0, Newcastle. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan nga nj...
Sport
4 March 2023, 15:25
SHBA - Marrëdhënia mes Larsa Pippen, ish-bashkëshortes së yllit të NBA Scottie Pippen dhe Marcus Jordan...
Sport
4 March 2023, 14:18
SPANJE - Real Madrid dëshiron të lërë pas krahëve humbjen ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit. “Los Blancos” ...