20 August 2023, 23:01
Nga DOSJA
BRAZIL - Futbolli brazilian është në zi, pasi u mësua për momentin vdekja e shtatë tifozëve të Corinthians, në një aksident tragjik me autobus. 27 persona të tjerë janë të dëmtuar, në shkallë të ndryshme. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, mesazhe ngushëllimi kanë dërguar presidenti Lula da Silva dhe klubi brazilian.
Si ndodhi aksidenti tragjik me tifozët e Corinthians? Një autobus, i cili transportonte një pjesë të tifozëve të klubit Corinthians në Brazil, është aksidentuar në një autostradë në juglindje të vendit.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fernão Dias në zonën e Brumadinhos, Minas Gerais dhe për momentin po hetohen shkaqet e aksidentit, për të zbuluar nëse ka pasur parregullsi për përdorimin e tij si transport kolektiv.
“Në vend kishte shtatë të vdekur dhe 27 persona të tjerë të dëmtuar.” Këto fjalë tha për shtypin toger Fernando Frois, nga Zjarrfikësja e zonës në Minas Gerais.
Presidenti i vendit, Lula da Silva, i tronditur përmes twitter-it siguroi se të lënduarve u jepet ndihma e nevojshme. “Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e shtatë tifozëve të Corinthian që vdiqën në një fatkeqësi herët këtë të dielë në Brumadinho, Minas Gerais.

Pres shërimin e të plagosurve dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit me autobusin. Ne kemi nevojë për paqe dhe kemi nevojë për mjete transporti në gjendje të mirë në rrugë, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të rikuperuar jetët e humbura,”- tha Lula da Silva, President i Basil
Edhe Sport Club Corinthians Paulista ka shprehur dhimbjen e tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në orët e para të kësaj të diele (20), në autostradën Fernão Dias, me autobusin që transportonte tifozët që ndodheshin në Belo Horizonte për të mbështetur ekipin gjatë ndeshjes kundër Cruzeiro, një natë më parë.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 August 2023, 22:30
ITALI - Roma dhe Salernitana bëjnë një barazim spektakolar 2-2 në ditën e parë të Serie A. Në “Olimpico&...
Sport
20 August 2023, 22:05
SPANJE - Pedri dhe Ferran Torres vendosin ndeshjen mes Barcelonës dhe Cadizit në ditën e dytë të La ...
Sport
20 August 2023, 20:12
ANGLI - Chelsea e Mauricio Pochettino ra me zhurmë, kur udhëtoi për në West Ham këtë të dielë pasdite, duke humbur 1-3 d...
Sport
20 August 2023, 19:44
SPANJE - Parimi i marrëveshjes nga João Cancelo: Ndërkombëtari portugez do të huazohet nga Manchester City te Barcelona për nj&e...
Sport
20 August 2023, 19:21
ANGLI - Fitorja e kësaj të shtune ndaj Newcastle (1-0) e Manchester Cityt u shënua nga një moment tensioni mes trajnerit Pep Guard...
Sport
20 August 2023, 18:22
SPANJE - Ka mbetur më shumë se një javë për mbylljen e merkatos verore dhe rrjedhimisht fundin (ose jo) të telenovelës pë...
Sport
20 August 2023, 18:00
ANGLI - Shumë ambicioze këtë sezon, me një dritare transferimi XXL, të shoqëruar nga ardhjet e Pau Torres dhe Moussa Diaby, Aston ...
Sport
20 August 2023, 17:07
AUSTRALI - Kupa e Botës në Futboll për femra 2023, e cila u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re, do të jetë përg...
Sport
20 August 2023, 15:27
AUSTRALI - Spanja është kampione e botës 2023! E bëri, nuk është më ëndërr. Kombëtarja ka yllin e s...
Sport
20 August 2023, 14:39
SPANJE - Përveç dëmtimit të Ronald Araújo, i cili ndoshta do të mbulohet nga Sergi Roberto, për t'i dhënë ...