4 October 2023, 12:04
Nga DOSJA
FRANCE - Përveç humbjes në Lens (1-2) të martën në mbrëmje, Arsenali mund të ketë humbur edhe Bukayo Saka për duelin e ardhshëm me Manchester Cityn të dielën.
I zëvendësuar nga Fabio Vieira në minutën e 34-t të lojës, anësori anglez do të ankohej për një problem muskulor “i mjaftueshëm për të mos e lejuar atë të vazhdonte ndeshjen dhe kjo është padyshim një shqetësim për ne”,- deklaroi Mikel Arteta pas takimit.
Saka kishte lënë fushën duke çaluar edhe gjatë fitores së Arsenalit në Bournemouth (4-0) të shtunën. Para kësaj, ai pushoi për një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Brentford javën e kaluar, pasi pësoi një goditje në barazimin në shtëpi kundër Tottenham (2-2).

I pyetur nëse është penduar që e nisi ndeshjen me Sakan, për shkak të problemeve të tij shëndetësore, Arteta u përgjigj: “Jo, ishte një goditje që bëri një ditë më parë dhe po ia dilte shumë mirë që nga ajo kohë. Dëmtimet e mëparshme të Sakës ishin më shumë goditje se çdo gjë tjetër. Nga këto të fundit që kishte, nuk humbi asnjë ndeshje. Ne i dhamë atij një pushim kundër Brentford në Kupën e Ligës, dhe kaq”.
Arteta është kritikuar pse nuk e linte të pushonte më shpesh Saka-n, por trajneri spanjol tha se të gjithë lojtarët ishin të etur për të luajtur kundër Lens. “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme e Champions League,” shtoi ai, si për të pastruar veten.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 October 2023, 11:43
GJERMANI - Liga e Kampionëve vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H. Mes disa ndeshjeve interesante mund të ve&...
Sport
4 October 2023, 11:26
Luis Rubiales dhe avokatja e tij
SPANJE - Është përfolur shumë për ‘rastin Rubiales’, i cili sjell çd...
Sport
4 October 2023, 11:06
SHBA - Më shumë se 61.000 tifozë kanë blerë bileta për të parë Lionel Messin duke luajtur në Çikag...
Sport
4 October 2023, 10:30
GJERMANI - Legjenda e Bayern Munichut dhe futbollit gjerman, Philipp Lahm, është shprehur optimist për paraqitjen e “Mannschaft” n&eu...
Sport
4 October 2023, 10:00
ANGLI - Trajneri i Newcastle, Eddie Howe pret një atmosferë të mrekullueshme në “St James's Park” sot në mbrëmje, kur ...
Sport
4 October 2023, 09:30
ANGLI - Manchester United po shkon nga e keqja në më keq. Rezultatet nuk janë më të mirat, siç dëshmohet nga humb...
Sport
4 October 2023, 09:00
HOLLANDE - Eksperti holandez i futbollit Louis Van Gaal do të rikthehet te Ajax në rolin e këshilltarit, njofton klubi i Amsterdamit, i cili &eum...
Sport
4 October 2023, 08:30
FRANCE - Ishte çmenduri për të parë, fantastike për t'u dëgjuar dhe ishte edhe më e çmendur nga minuta e 69-të....
Sport
4 October 2023, 08:00
TURQI - Manchester United e komplikoi vetë jetën për ndeshjen e dytë në Grupin “A” të Champions League. Të m...
Sport
4 October 2023, 07:30
GJERMANI - Një fitore e vështirë, e cila megjithatë shërben për të vazhduar një seri të pabesueshme rezultatesh poz...