4 October 2023, 08:30
Nga DOSJA
FRANCE - Ishte çmenduri për të parë, fantastike për t'u dëgjuar dhe ishte edhe më e çmendur nga minuta e 69-të. Pas kthimin e saj të madh në Champions League, 21 vjet më vonë, Lens ka mposhtur 2-1 Arsenalin në stadiumin “Bollaert-Delelis”, duke ëndërruar për bëma më të mëdha në krye të grupit “B”.
Kush do ta kishte besuar këtë skenar pas pesëmbëdhjetë minutash? Arsenali sapo kishte hapur rezultatin përmes Gabriel Jesus (14’), duke i dhënë një goditje fillimit të mirë të francezëve, si dhe moralit të mbështetësve të tyre.
Por ekipi i Franck Haise u kthye në betejë, i ndihmuar nga Brice Samba. Përcaktues, kapiteni i “Sang et Or” ishte vendimtar kundër Havertz, kur rezultati ishte 0-1 (20’), pastaj shkëlqyeshëm përballë Trossard (49’) dhe Tomiyasu (66’). Sakaq, Lens kishte barazuar në 1-1 nga një mrekulli e Thomasson (25’), duke ngritur nivelin, përpara se të arrinte të pamundurën.
Duke kërcënuar sërish me Abdul Samed, gjuajtja e të cilit dështoi në rrjetën anësore (64’), Lens e përmbysi Arsenalin me Wahi, i cili mori një krosim të përsosur nga Frankowski (69’). Kishte edhe më shumë se njëzet minuta për të përfunduar, Lens ishte afër thyerjes pak para kohës së shtuar, por Gradit bëri një pritje të mrekullueshme (90’).
Katër minuta më vonë, të gjithë dashamirët e Lens-it dhe futbollit francez mund të bërtisnin me kënaqësi: Lens sapo kishte rrëzuar Arsenalin, deri atëherë i pamposhtur këtë sezon, dhe në të njëjtën kohë zuri vendin e parë në Grupin “B”.
I pasigurt, pasi u godit të shtunën, gjatë fitores së madhe të arritur në Bournemouth (4-0), Bukayo Saka u shfaq në formacionin startues të Arsenalit. Por Mikel Arteta padyshim do të pendohet për vendimin e tij. Sepse nëse anësori ishte vendimtar në këtë takim, duke nisur me saktësi të madhe Gabriel Jesus në portën e “Topçinjve”, ai nuk mundi të kalonte më shumë se gjysmë ore në lojë.
Në tokë, anglezi ndërkombëtar preku pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë, përpara se të kërkonte të zëvendësohej nga Fabio Vieira (34’). Lajm shumë i keq për “Topçinjtë”, përballja e radhës është me Manchester Cityt të dielën në ndeshjen e Premierligës.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 October 2023, 08:00
TURQI - Manchester United e komplikoi vetë jetën për ndeshjen e dytë në Grupin “A” të Champions League. Të m...
Sport
4 October 2023, 07:30
GJERMANI - Një fitore e vështirë, e cila megjithatë shërben për të vazhduar një seri të pabesueshme rezultatesh poz...
Sport
3 October 2023, 23:37
ITALI - Ndeshje e madhe në Grupin ‘C’, me Napolin që preti kampionët në fuqi të Real Madridit. Italianët e Napol...
Sport
3 October 2023, 22:36
ITALI - Interi dhe Benfika luajtën ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Champions League, ku zikaltrit arrit&eum...
Sport
3 October 2023, 22:00
ITALI - Ylber Ramadani është në hapat e tij të para në futbollin italian, aty ku u transferua këtë verë nga radhët ...
Sport
3 October 2023, 20:01
SERBI - Euforia dhe festa u përhap jashtë stadiumit deri te tanku model që ndodhej përballë “Maracanës”. Për...
Sport
3 October 2023, 19:44
GJERMANI - Legjenda e Bayern Munichut, Thomas Müller, tronditi futbollin bavarez. Sulmuesi me përvojë dëshiron të largo...
Sport
3 October 2023, 19:41
KROACI - E përjavshmja kroate Nacional zbulon se më 8 gusht, pasi u kthye nga Athina, klubi i futbollit Dinamo “kontrabandoi” nj&eu...
Sport
3 October 2023, 19:33
GJERMANI - Raúl González Blanco, i njohur shkurt si Raul, është një figurë legjendare në futbollin spanjol dhe veç...
Sport
3 October 2023, 19:20
SPANJE - Mesfushori Kevin-Prince Boateng, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Barcelonës, ka bërë një zbulim të bujshëm.
Doli...