8 July 2026, 21:28
Nga DOSJA

MOLDAVI - Egnatia ka marrë një barazim 1-1 në transfertë ndaj Petrokubit, në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë kualifikimin në sfidën e kthimit, e cila do të zhvillohet më 15 korrik në Rrogozhinë.
Sfida në stadiumin “Hincesti” nisi në mënyrën më të keqe për skuadrën rrogozhinase. Vetëm pas pak sekondash lojë, një gabim në mbrojtje i dha mundësinë Popeskut të përfitonte nga një pasim i gabuar i Aleksit drejt portierit Dajsinani, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Petrokubin në avantazh, 1-0.
Egnatia reagoi pas golit të pësuar dhe nisi të kërkonte barazimin. Pas disa tentativave, skuadra shqiptare gjeti golin në minutën e 35-të. Një kombinim mes Haimes dhe Kryeziut u finalizua nga ky i fundit, i cili me një goditje të saktë vendosi barazpeshën në 1-1.
Në fundin e pjesës së parë, Egnatia mbeti me një lojtar më pak. Kapiteni Aleksi fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në mesfushë, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe i tregoi kartonin e kuq, duke përmbyllur një ndeshje “të zezë” për mesfushorin.
Në pjesën e dytë, Petrokubi shtoi presionin dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri Dajsinani ishte i jashtëzakonshëm, duke shpëtuar disa herë portën e Egnatias. Edhe skuadra rrogozhinase pati mundësi për të kaluar në avantazh, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan.
Në fund, gjithçka u mbyll në barazim 1-1, një rezultat që lë të hapur kualifikimin dhe konsiderohet pozitiv për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Egnatia do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës së saj në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë më 15 korrik për të siguruar kalimin në raundin tjetër të eliminatoreve të Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 July 2026, 19:40
TIRANE - Finalja e UEFA Conference League ishte pa dyshim një nga ngjarjet më të mëdha sportive dhe mediatike që ka parë ndonj&e...
Sport
8 July 2026, 19:12
SHBA - Së pari erdhi vendimi për të faljen e Folarin Balogun, i ndëshkuar me karton të kuq dhe aktivizimin e tij në ndeshjen e r...
Sport
8 July 2026, 16:31
SHBA - Në mes të Kupës së Botës, prokurorët federalë dhe agjentët nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) fill...
Sport
8 July 2026, 16:11
BRAZIL - Delegacioni i ekipit kombëtar brazilian zbarkoi në Rio de Janeiro pas eliminimit të parakohshëm nga Kupa e Botës në...
Sport
8 July 2026, 15:53
SHBA - Në një vit të Kupës së Botës, “Topi i Artë” nuk vendoset kurrë vetëm nga performanca...
Sport
8 July 2026, 15:34
ANGLI - Arbeloa u largua nga Madridi në fund të majit për t'i hapur rrugën José Mourinhos. Ish-mbrojtësi kishte qenë n&eu...
Sport
8 July 2026, 14:52
KROACI - Kroacia do të ketë një trajner të ri të kombëtares. Zlatko Dalic ka vendosur të largohet nga posti i tij, gati n&e...
Sport
8 July 2026, 14:36
SHBA - Një gjë është e sigurt: lodhja po e lë gjurmën e saj. Në fund të korrikut, me nivele lagështie të pad...
Sport
8 July 2026, 13:00
SHBA - Belgjika e Rudi Garcias u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës me një performanc&e...
Sport
8 July 2026, 12:00
SHBA - A do ta aktivizojë Didier Deschamps të njëjtin formacion titullar si në ndeshjen e raundit të kaluar kundër Marokut t&eum...