LIVE UPDATES
Sport

Dinamo dhe Egnatia, mes krenarisë dhe realitetit, Europa tregoi sa larg kemi arritur…

Dinamo dhe Egnatia e mbyllën aventurën europiane me dhimbjen e eliminimit, por edhe me një mesazh të qartë: futbolli shqiptar nuk shkon më në Europë vetëm për të mbijetuar.

28 August 2026, 11:51 Nga DOSJA

Dinamo dhe Egnatia, mes krenarisë dhe realitetit, Europa tregoi sa larg

Nga Endi Tufa

TIRANE - Dy eliminime në transfertë, të dyja pas 90 minutave, por një bilanc që vlen shumë më tepër se zhgënjimi i momentit. Dinamo dhe Egnatia e mbyllën aventurën europiane me dhimbjen e eliminimit, por edhe me një mesazh të qartë: futbolli shqiptar nuk shkon më në Europë vetëm për të mbijetuar. Shkon për të konkurruar, për të vënë kundërshtarin në vështirësi dhe për ta çuar atë deri në limit.

Dinamo tregoi kufij fizik, jo dështimi taktik

Të shkosh deri në play-off dhe të eliminohesh vetëm në kohën shtesë nga Pafos, në një transfertë kaq të vështirë, nuk është një histori dështimi. Është tregues i karakterit që kjo skuadër ka ndërtuar.

Humbja e djeshme duhet lexuar më shumë si një kufi fizik i organikës, sesa si një dështim taktik. Kur një ndeshje shkon përtej minutës së 90-të, në një fushë të huaj dhe nën presion të madh, diferencën e bëjnë shpesh freskia, alternativat e stolit dhe cilësia e organikës. Pikërisht këtu klubet me buxhete më të mëdha kanë ende avantazh ndaj nesh. Por Dinamo kthehet nga Qipro jo si një skuadër e mundur, por si një ekip që ka fituar respekt dhe ka vendosur një standard të ri për veten.

Egnatia, eliminimi që nuk mund të quhet humbje

Edhe humbja e Egnatias në play-off-in e Europa League nuk duhet parë si një mundësi e humbur. Përkundrazi, është pjesë e një procesi rritjeje që ky klub e ka nisur prej disa vitesh. Të përballesh me një kundërshtar nordik në transfertë, ta mbash ndeshjen të hapur dhe të dorëzohesh vetëm pas shtesës tregon edhe një herë të njëjtin kufizim: lodhjen fizike dhe mungesën e thellësisë që kërkojnë këto maratona europiane. Por përtej eliminimit, Egnatia ka fituar diçka shumë më të madhe.  Pjesëmarrja në fazën e ligës të Conference League është lajmi i madh.

Egnatia ka siguruar një tjetër moment historik për futbollin shqiptar, duke garantuar të paktën gjashtë ndeshje europiane dhe të ardhura të konsiderueshme financiare. Kjo nuk është një mënyrë për të ngushëlluar veten pas eliminimit. Është një fitore strategjike. Një klub shqiptar po ndërton një eksperiencë europiane që disa vite më parë dukej shumë larg realitetit tonë. Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e Egnatias: jo vetëm te rezultati i një ndeshjeje, por te modeli që po krijon.

Krenari, por edhe një realitet që nuk duhet fshehur

Ka arsye për krenari. Dinamo dhe Egnatia i çuan kundërshtarët e tyre deri në limit, në dy transferta të vështira. Luajtën me guxim dhe konkurruan si të barabarta në skena ku klubet shqiptare dikur shkonin kryesisht për t’u mbrojtur. Por ka edhe një realitet që nuk mund të anashkalohet.

Minutat shtesë na treguan se futbolli shqiptar ende ka nevojë për përmirësim në përgatitjen atletike, në menaxhimin e ngarkesës, në cilësinë e zëvendësimeve dhe mbi të gjitha në thellësinë e organikës. Për të konkurruar rregullisht me elitën europiane, nuk mjafton të kesh 11 lojtarë të mirë. Duhet të kesh një skuadër që mund të përballojë 120 minuta, udhëtimet, ritmin e lartë dhe një sezon të gjatë.

Nuk janë shpëtimtarë, por kanë ndryshuar perceptimin

Dinamo dhe Egnatia nuk janë shpëtimtarët e futbollit shqiptar. Nuk mund të kërkohet prej tyre të korrigjojnë brenda një vere problemet e një sistemi të tërë. Por janë pa dyshim arkitektët e një imazhi të ri. Një imazh më konkurrues, më ambicioz dhe më dinjitoz. Eliminimet dhembin. Por ndonjëherë mënyra se si eliminohesh tregon më shumë për një skuadër sesa mënyra se si fiton. Dhe këtë verë, Dinamo dhe Egnatia na treguan se futbolli shqiptar ka bërë një hap përpara. Tani sfida është që ky hap të mos mbetet rastësi.

 

 

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit