24 July 2025, 17:55
Nga DOSJA
ANDORRA - Dinamo arrin të fitojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Atletic Escaldes në Andorra. Në debutimin e tyre në Europë pas 15 vitesh mungesë, blutë e kryeqytetit e nisin me këmbën e mbarë duke marrë një fitore të merituar në transfertë.
Pjesa e parë i shërbeu për të studiuar kundërshtarin djemve të Ilir Dajës, ndërkohë që vendasit zhbllokojnë ndeshjen pa u mbyllur 45 minutat. Kapiteni Vieira në minutën e 43-të arrin të shënojë pas një goditje këndi i harruar i vetëm në shtyllën e dytë dhe me këtë rezultat 1-0 u mbyll fraksioni i parë.
Në të dytën Dinamo shton intensitetin e sulmeve por vendasit janë me fat, herë nga gabimet e lojtarëve shqiptarë dhe herë nga fati i shtyllave. Gjithsesi në minutën e 64-t, nën presionin e skuadrës së Dajës, portieri vendas gabon dhe Zabërgja përfiton duke i marrë topin dhe rikthyer barazpeshën.
Të bindur se meritonin më tepër se sa barazimi Dinamo vazhdon sulmet e njëpasnjëshme, duke gjetur rrugën e golit të dytë dhe të fitores pak përpara mbylljes së ndeshjes. Qardaku (86') përfiton nga një top që parkalon zonën dhe shtyn topin në rrjetë lehtësisht për t'i dhënë këtë fitore kaq të rëndësishme Dinamos që do t'i duhet ta zyrtarizojë kualifikimin pas një jave në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë në orën 20:45 në një fushë asnjëanëse në Hungari kampionët e Shqipërisë së Egnatias do të përballen me skuadrën bjelloruse të Dinamos së Minskut. Ndeshja e parë për rrogozhinasit pas eliminimit nga Champions League. Ndërsa në “Loro Boriçi” të Shkodrës (20:30), Vllaznia do të presë Vikingurin e Rejkjavikut për ndeshjen e parë eliminatore të raundit të dytë të Conference Leagues.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 July 2025, 17:30
George Baldock luajti edhe për Sheffield United
GREQI - Vdekja e George Baldock në pishinën e tij në Athinë tetorin e kaluar, isht...
Sport
24 July 2025, 17:00
ANGLI - Në qarkun anglez të Gloucestershire, ka dalë në pah një iniciativë inovative që synon të luftojë depresio...
Sport
24 July 2025, 16:30
PORTUGALI - Emri i tyre është Santa Clara. Në Azore, ata ende luanin në Divizionin e Dytë të Portugalisë në ...
Sport
24 July 2025, 16:00
BRAZIL - Ishte një natë e vështirë për Neymarin dhe Santosin, të cilët humbën 2-1 në shtëpi ndaj I...
Sport
24 July 2025, 15:30
MEKSIKE - "Disa ditë më parë, në platformën e mediave sociale TikTok, Javier Hernandez bëri komente që inkurajuan stereotip...
Sport
24 July 2025, 15:09
PRESHEVE - Organizatori lokal, Kushtrim Maliqi, e cilëson këtë si ngjarjen më të madhe sportive që ka ndodhur në Preshev&eu...
Sport
24 July 2025, 15:00
Roberto Firmino nuk do të luajë më në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm
KATAR - Dy vjet pas mbërritjes së tij...
Sport
24 July 2025, 14:30
FRANCE - Kampionët e kurorëzuar të Evropës, Paris Saint-Germain, kanë planifikuar një rikthim të lehtë në aksion ...
Sport
24 July 2025, 14:00
SHBA - Asnjë atlete transgjinore nuk lejohet në garat e femrave në Shtetet e Bashkuara. Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së e k...
Sport
24 July 2025, 13:30
ITALI - Ekipi kombëtar italian i futbollit të femrave u prit në Pallatin Quirinale nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, pas kth...