18 November 2022, 11:16
Nga DOSJA

TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit në futbollin shqiptar. Disiplina është treguar me dorë të hekurt ndaj zyrtarëve dhe lojtarëve në Kategorinë e Dytë dhe moshat, teksa zyrtari i Adës, Etrit Nika është pezulluar me tetë ndeshje ndërsa lojtari i Gramshit, Arbër Baku për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes pezullohet me 12 ndeshje. Sakaq Erzeni për sjellje të gabuar të tifozëve dënohet me gjobë, mase që është marrë edhe për Lushnjën, teksa janë paralajmëruar Tirana dhe Vllaznia. Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinpës dhe Etikës në FSHF:
● KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
● KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
● KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
● FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Zyrtari i KF Vora, Arbis Vjerdha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Lojtari i KF Gramshi, Arber Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
● Zyrtari i KF Ada, Etrit Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
● Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Envi Bocka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Eldi Pojana, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Astjon Sulce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Emanuel Guci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Kevin Ducellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Renato Krrashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Zyrtari i Akademia e Futbollit U19, Albi Fishti, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Albano Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 November 2022, 10:55
KATAR - Të dielën, në 17:00, pritet që stadiumi “Al Bayt” në Doha, të mbushet plot me tifozë, të cilë...
Sport
18 November 2022, 10:32
RUSI - Brittney Griner, ylli amerikan i basketbollit për femra, e cila është ndaluar dhe burgosur në Rusi që nga shkurti, dë...
Sport
18 November 2022, 07:32
POLONI - Nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Por në kohë lufte, me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës në kufi, ku pati edhe pa...
Sport
18 November 2022, 07:27
FRANCE - Kush është Jérémie Peloso? Një konsulent francez në investimet e tregut brenda kompanisë BCA Research, 33 vje&...
Sport
18 November 2022, 07:11
KATAR - Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pak ditë para debutimit të tij në Kupën e Botës, foli për kushtet fizi...
Sport
17 November 2022, 22:27
ARGJENTINË- Kupa e Botës së Argjentinës ende nuk ka filluar, por përfaqësuesja e Amerikës së Jugut tashmë po humb...
Sport
17 November 2022, 20:21
SENEGAL- Tashmë është zyrtare. Sadio Mane nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet n&e...
Sport
17 November 2022, 19:58
KATAR- Declan Rice në Katar me një valixhe bosh. Lojtari anglez shpreson të jetë në gjendje të marrë në shtëpi Ku...
Sport
17 November 2022, 19:41
HUNGARI- Në botën e futbollit kritikohen shumë vendime të arbitrave. Në rastin më të mirë, gjyqtarët marrin vet&e...
Sport
17 November 2022, 19:29
DUBAI- “Botërori pa Italinë si Roma pa Coloseun”. I ftuar si ambasador i Serie A në Globe Soccer Awards, Francesco Totti eci në...