LIVE UPDATES
Sport

Disiplina nuk fal, ndëshkon edhe drejtuesin e Egnatias, gjobiten Elbasani, Vora e Bylis

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

14 February 2026, 09:00 Nga DOSJA

Disiplina nuk fal, ndëshkon edhe drejtuesin e Egnatias, gjobiten Elbasani,

TIRANE - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk kursehet as ndaj një prej drejtuesve të kësaj skuadre, Klejdi Zenelaj që u pezullua me 4 ndeshje për deklarata publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe me një gjobë prej 100 mijë lekë.

Ndëshkime financiare ka edhe për Vorën e Bylisin me nga 50 mijë lekë gjobë, ndërsa Elbasani u dënua me 200 mijë lekë gjobë

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

 ● Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1, 13 dhe nenin 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

 ● KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

 ● FK Bylis, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

 ● AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

 ● Zyrtari i AF Elbasani, Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

 ● FK Apolonia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 ● FK Apolonia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës

 ● K.S. Korabi, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

 ● Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 ● Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Oliver Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër KF Përmeti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

 ● Lojtari i KF Gramozi, Ardjol Zaka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani U-16, Ermal Kycyku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 ● Lojtari i AF Elbasani U-16, Amarildo Sinani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 ● Lojtari i FK Apolonia U-16, Eldi Biti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 ● Lojtari i Rinia EL U-19, Rael Selami, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i Rinia EL U-19, Laert Jaçe, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i KF Butrinti U-19, Arseljo Metaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i KF Butrinti U-19, Emiljano Zhuli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Zyrtari i KF Butrinti U-19, Petrit Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Jon Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i FC Kinostudio U-15, Albi Cakalli, për sjellje te dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Lojtari i FC Dinamo City U-15, Luis Legisi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Zyrtari i KF Shkodra U-13, Noris Kozmai, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

 ● Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, zona Rajonale Tiranë, kunder Alfa Football Albania U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 ● Pranimin e kërkesës së lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Roan Kadiolli, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE për pikën 24, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij. Dënimin e lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Dion Dangshi, për sjellje josportive dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 77 të KDE, me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ● Pranimin e kërkesës së Holle U-16, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 21, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 ● Pranimin e kërkesës së Kamza 07, U-14, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 22, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 ● Pranimin e kërkesës së Korabi U-17, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 23, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 ● Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Turbina U-16 kunder TR 19 Akademi U-16.

 ● Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder Eagle Football.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Argjend Hasfatija të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Orsi Ageja të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Qerim Cuni të KF Turbina si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Stiven Cela të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Henri Gjyzeli të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 ● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Dario Merja të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (D0sja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit