18 April 2024, 19:38
Nga DOSJA
ANGLI - Në një ndeshje të bujshme, që shkoi te penalltitë (1-1 në kohën e rregullt dhe në shtesë), Reali mundi kampionët e Europës, Manchester Cityn, me rezultatin 4-3, duke e eliminuar nga Champions League dhe duke marrë biletën për në "Top 4".
Protagonist për skuadrën madrilene ishte sigurisht portieri Andrei Lunin, i cili priti gjuajtjet e Bernardo Silvës dhe Mateo Kovacic dhe hapi terrenin për kualifikim, me penalltinë e fundit të ekzekutuar nga Antonio Riediger.
Bellingham, Lucas, Nacho dhe Rudiger e vendosën topin para portierit Ederson të Cityt, teksa në një raport nga ‘Relevo’ thuhet se ai që zgjodhi se cilët lojtarë do të ekzekutonin penalltitë për Realin, ishte Davide Ancelotti, djali i Carlos dhe ndihmësi i tij si trajner.
"Kur kishin mbetur katër ose pesë minuta, nisi të mendojë dhe të shkruajë teksa i kishte përcaktuar pesë lojtarët që do të ekzekutonin penalltitë. I pari ishte Modric, më pas Bellingham, Lucas, Nacho, një lojtar me përvojë e personalitet dhe Rudiger, një lojtar i fortë”,- raportohet të ketë zgjedhur Davide Ancelotti, i cili kuptohet, që gjithçka e ka konsultuar edhe me të jatin, në përfundim të shtesave.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 April 2024, 19:08
TIRANE - Kampioni i botës me kombëtaren italiane dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Fabio Cannavaro, zbarkoi në Shqipëri...
Sport
18 April 2024, 18:51
BRAZIL - Ndonëse u gjendën prapa në tabelën e rezultateve në "Montjuic" dhe kishin përjetuar humbjen 3-2 në ndeshjen e par&eu...
Sport
18 April 2024, 17:58
ARABIA SAUDITE - Karim Benzema ka publikuar këtë të enjte një video, duke festuar kualifikimin e Real Madrid...
Sport
18 April 2024, 17:41
SPANJE - PSG e kaloi më mirë Barcelonën në Champions League, por disa ankesa nga tifozet franceze tani kanë dal&eum...
Sport
18 April 2024, 17:23
ARABIA SAUDITE - Seria më e gjatë e fitoreve radhazi në futbollin botëror ka marrë fund. Kishte 34 ndeshje radhazi të fituara nga ...
Sport
18 April 2024, 16:58
GJERMANI - Pas festimit euforik të titullit të paprecedentë të Bundesligës, Bayer Leverkusen e kthen vëmendjen te Europa League dh...
Sport
18 April 2024, 16:50
SPANJE - Andriy Lunin, portieri i Real Madridit, zbuloi për shtypin spanjol se çfarë e ndihmoi atë të priste penalltinë e Bern...
Sport
18 April 2024, 16:36
Fermín, Lamine Yamal dhe Cubarsí, festojnë golin e Lamine kundër Mallorca-s
SPANJE - Me daljen në skenë të lojtar&eu...
Sport
18 April 2024, 15:46
SPANJE - Araujo bëri paraqitjen e tij të parë publike, pas eliminimit të Barçës kundër PSG. Pas humbjes në &...
Sport
18 April 2024, 15:29
ANGLI - Një tjetër nga humbësit e mëdhenj në çerekfinalet e Champions League ishte Arsenali i Mikel Artetas, i cili pas nd...