2 August 2023, 20:13
Nga DOSJA

MALI i ZI - Novak Djokovic ka blerë një dupleks luksoz në Portonovo të Malit të Zi. Siç transmeton “Telegraf.rs”, bëhet fjalë për një kompleks të ndërtuar në komunën e Herceg Novit, që ka tërhequr emra të mëdhenj botërorë.
Gjashtë muaj më parë u shfaq për herë të parë informacioni se Djokoviç e kishte blerë këtë pronë, e cila ende është e rrethuar nga misteri i sekretit.

“Është e vërtetë që Novak e ka blerë këtë dupleks, por kjo vërtet është mbajt sekret. Është ende kështu. Punonjësit në këtë kompleks nuk lejohen të nxjerrin informacione të tilla, për këtë arsye nuk ka dalë. Janë të kushtëzuara nga kontrata të rënda.
Novak është i kënaqur me këtë vend, ai ka qetësinë e tij dhe e gjithë familja ranë dakord që ky dupleks ishte zgjedhja e duhur. Këtu ka gjithçka që i nevojitet, aty pranë ka edhe fusha ku stërvitet rregullisht, madje dy herë në ditë.

E vetmja gjë që është befasuese është se ai nuk ka blerë një nga shtëpitë më afër detit, por ka vendosur për një dupleks”,- ka zbuluar bashkëbiseduesi i “Telegraf”.
Çmimin e dupleksit e dinë vetëm Djokoviq dhe personat që e kanë kryer punën. “E dimë se po flitet për shumën prej 3 milionë eurosh, por askush nuk do t’jua konfirmojë këtë,” - ka shtuar burimi.

B.T (Dosja.al)
Sport
2 August 2023, 19:48
FRANCE - Pasi Mbappe vendosi të mos e zgjasë kontratën e tij të caktuar në qershor 2024, klubi i PSG-së vendosi ta linte atë ...
Sport
2 August 2023, 19:46
POLONI - Pas dy vitesh në kampionatin polak me një nga skuadrat më të mëdha, si Legia e Varshavës, sulmuesi i kombëtares kuqe...
Sport
2 August 2023, 19:26
FRANCE - Sipas informacioneve të sotme nga “Le Parisien”, klubi i Premierligës nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin t...
Sport
2 August 2023, 18:08
ANGLI - Për shkak të zgjerimit tepër të shpejtë të Ligës Saudite, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, humbi tr...
Sport
2 August 2023, 17:52
RUSI - Nikita Shabalkin, basketbollisti i njohur rus dhe kampion i Evropës, ka mbetur i plagosur rëndë në incidentin e ndodhur të h&eum...
Sport
2 August 2023, 17:43
SHBA - Kush është Nadja? Gruaja e famshme rumune u bë gjimnastja e parë në historinë e Lojërave Olimpike që mori nj&eu...
Sport
2 August 2023, 17:03
JORDANI - Futbollisti nga Gana, Muhammed Anas, famën botërore nuk e fitoi me mjeshtërinë e tij në fushë, por me nj&eum...
Sport
2 August 2023, 16:12
SHBA - Ish-boksieri i famshëm Felix Verdejo nga Porto Riko është dënuar me dy akuza për vdekjen e dhunshme të një...
Sport
2 August 2023, 15:29
TURQI - Mauro Icardi, i cili priste për pak kohë transferimin me Galatasarayt për shkak të sëmundjes së Wanda Narës, firmosi ...
Sport
2 August 2023, 15:17
BRAZIL - Çdo adhurues, i gjësë dytësore më të rëndësishme në botë, e di shumë mirë se çfar&...