LIVE UPDATES
Sport

Drejtori Fulvio Pea shpjegon risitë dhe ristrukturimin e sektorit teknik të FSHF-së…

“Më parë kishim pesë departamente dhe tashmë janë bërë gjashtë të tillë. Që nga departamenti i skautizmit, i fëmijëve, i edukimit, futbollit të vajzave, ekipet kombëtare dhe suporti kërkimor”

16 May 2023, 12:27 Nga DOSJA

Drejtori Fulvio Pea shpjegon risitë dhe ristrukturimin e sektorit teknik

TIRANE - Ndodhet që prej muajit mars në Shqipëri dhe Fulvio Pea punon prej dy muajsh në postin e drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit me objektivin e qartë për të përmirësuar punën që bëhet nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe zhvillimin e futbollit në të gjitha hallkat.

Italiani ka zhvilluar në këto dy muaj e gjysmë takime, mbledhje dhe analiza me sektorin teknik të FSHF-së dhe trajnerët e ekipeve kombëtare, që nga moshat e deri tek ekipi A, për të përmirësuar gjithmonë e më shumë strukturën dhe për të zgjeruar departamentet dhe për të sjellë sa më shumë inovacion pranë futbollit.

Drejtori teknik i FSHF-së flet për eksperiencën e tij me futbollin shqiptar dhe shpjegon ndryshimet në struktura organizative dhe nevoja për krijimin e një departamenti të ri për të mbështetur e ndihmuar më shumë stafet teknike përmes analizës së të dhënave dhe suportit kërkimor.

“Mund t’ju them se jam ndjerë shumë mirë në Tiranë dhe që punoj me FSHF-në. Jam krenar që jam bërë pjesë e këtij rrugëtimi, sepse jam prej dy muajsh këtu dhe jam shumë i lumtur për atë që kam gjetur këtu dhe punën që bëjmë çdo ditë.

Ndërhyrje ime e parë ishte tek ekipet kombëtare dhe punës me trajnerët në pikëpamjen organizative dhe teknike. E pashë të nevojshme krijimin e një departamenti të gjashtë, që quhet suporti kërkimor, që do të mbështesë fushat e trajnerëve të portierëve, performancës, analiza e ndeshjeve dhe mjekësinë sportive. Kishim nevojë për një strukturë që mbështet dhe krijon materiale të dobishme për trajnerët tanë”,- thotë Fulvio Pea në një prononcim për Fshf.org, duke vlerësuar këtë ndryshim të strukturës teknike dhe qasjen pozitive nga stafet që punojnë aktualisht në drejtorinë teknike.

“Qasja e parë ka qenë pozitive dhe kështu që shpresojmë të vazhdojmë të përmirësojmë këtë departament. Më parë kishim pesë departamente dhe tashmë janë bërë gjashtë të tillë. Që nga departamenti i skautizmit, i fëmijëve, i edukimit, futbollit të vajzave, ekipet kombëtare dhe suporti kërkimor.

Departamentet janë të koordinuar nga një përgjegjës dhe stafi ka mbetur i njëjtë edhe pas ardhjes sime në FSHF. Personat që koordinojnë departamentet e ndryshme kishin nisur ndërkohë disa projekte dhe unë i kam bashkangjitur duke modifikuar apo duke zgjeruar disa prej departamenteve siç ishte rasti i departamentit të skautizmit”, - vijon Fulvio Pea.

Drejtori teknik i FSHF-së shpjegon edhe zgjerimin e departamentit të skautizmit në mënurë që përfaqësues të Federatës të jenë sa më orezentë dhe sa më afër lojtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Po përpiqemi të zgjerojmë stafet në vende të ndryshme, kërkojmë skaut në Suedi, Greqi apo Turqi ku ka shumë emigrantë shqiptarë. Kështu që nga figura e përgjegjësit të departamentit të skautizmit kemi kaluar te figura e përgjegjësit për çdo zonë, që janë njerëzit të cilët punonin për Federatën dhe i kemi dhënë atyre mundësinë për të krijuar një rrjet me sinjalizues në mënyrë që mund të jemi prezentë dhe afër familjeve dhe futbollistëve të cilët marrin pjesë në seleksionimet e ekipeve kombëtare edhe nga larg. Kemi mundësinë të kemi në qytete të ndryshme profesionistë që mund të shohin lojtarët nga afër”,- shprehet Pea duke shtuar edhe dy fjalë në lidhje me objektivat e tij në këtë post.

“Objektivat janë shumë të qartë, kur erdha e kisha të qartë rrugën, pra për të krijuar një formacion të stafeve teknike dhe përmirësimi i çdo lojtari shqiptar në aspektin individual në vend. Jo vetëm ata që aktivizohen me ekipet kombëtare, por nga i gjithë vendi. Kjo është rruga që ne po ndjekim dhe janë rrugët që po kërkojmë të zhvillojmë, duke bërë modifikime dhe zgjerim stafi, duke krijuar materiale didaktike dhe protokolle që mund të jenë të vlefshme për të gjitha departamentet”,- theksoi Fulvio Pea.

Roli i drejtorit teknik parashikon koordinimin dhe mbështetjen e veprimtarisë teknike të të gjitha ekipeve kombëtare. Është një rol i krijuar për të implementuar strategjinë afatgjatë dhe vazhdimësinë e saj, teksa është përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e lojtarëve, koordinimin e personelit teknik dhe së bashku me trajnerin e Kombëtares ndërton objektivat, filozofinë e lojës, metodologjitë, strategjitë, etj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati