15 November 2023, 12:30
Nga DOSJA
FRANCE - Këtë sezon, jo më pak se nëntë klube, ose gjysma e lojtarëve të Ligue 1, kanë një teknik të huaj si trajner. Një trend, i cili u theksua fuqishëm jashtë sezonit, pasi pesë nga gjashtë klubet që ndryshuan trajner zgjodhën një shtetas të huaj (Luis Enrique në PSG, Marcelino në OM, Adi Hütter në Monaco, Francesco Farioli në Nice dhe Carles Martinez Novell në Toulouse).
Trajneri i Arsenalit mes viteve 1996 dhe 2018, Arsène Wenger (74 vjeç) ishte i shqetësuar për këtë ecuri, gjatë ditës kushtuar 50-vjetorit të stërvitjes franceze në Clairefontaine.
“Unë mendoj se proporcioni nuk është i duhuri për momentin, është paksa shumë i lartë në Francë. Që ka një pjesë të trajnerëve të huaj është normale, sepse ata sjellin ide të reja. Unë vetë kam qenë trajner jashtë vendit. Por tani që ka reciprocitet në njohjen e diplomave të trajnerit në Europë, nuk ka çfarë të bëhet për të frenuar këtë prirje.
Ajo që dua të them mbi të gjitha është se e gjithë kjo nuk lidhet me cilësinë e trajnerëve (francezë), por me identitetin e pronarëve (klubit)”,- theksoi drejtori aktual i zhvillimit të futbollit në FIFA, duke iu referuar marrjes së investitorëve të huaj që nuk synojnë t'u drejtohen natyrshëm teknikëve francezë.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 November 2023, 12:00
ANGLI - Jim Ratcliffe do të kërkojë që Erik ten Haag të rikthejë Jadon Sancho në skuadrën Man.United. S...
Sport
15 November 2023, 11:34
TIRANE - “Një ditë pune me Sylvinhon”, në kanalin e saj zyrtar UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Ko...
Sport
15 November 2023, 11:30
ANGLI - I pa rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi i shpatullës së djathtë, pësuar te Real Madridi, Jude Bellingham nuk do të lu...
Sport
15 November 2023, 11:00
ARGJENTINE - Skuadra ‘Albiceleste’ do të nderojë Ángel Di Marían në takimin ndaj Uruguajit, që do të zhvill...
Sport
15 November 2023, 10:51
h.k
Motra e futbollistit
GANË-Motra e Raphael Dwamenas, futbollistit që u nda nga jeta në mënyrë tragjike disa ditë më par&...
Sport
15 November 2023, 10:40
ITALI - “Juventusi është i kënaqur të njoftojë se kontrata e Nicolo Fagiolit është rinovuar deri më 30 qersh...
Sport
15 November 2023, 10:30
ANGLI - Wayne Rooney, 38 vjeç, është një nga figurat më të mëdha në historinë e Manchester United. Ai luaj...
Sport
15 November 2023, 10:19
BRAZIL - "Neymar po rikuperohet shumë mirë. Unë isha me të të dielën për një tjetër vlerësim postoperativ, i c...
Sport
15 November 2023, 10:00
ANGLI - “The Times” shkruan se IFAB po mendon të ndryshojë ligjet e lojës dhe të vendosë një pez...
Sport
15 November 2023, 09:30
ANGLI - Sir Bobby Charlton u nda nga jeta tetorin e kaluar në moshën 86-vjeçare dhe të hënën pasdite bota e futbolli...