Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
E VEÇANTE! Mesfushori Kante ka luajtur tre ndeshjet e tij të fundit në Stamford Bridge me tre trajnerë të ndryshëm...
Sipas BBC Sport, N'Golo Kanté ka luajtur tre ndeshjet e tij të fundit në shtëpi nën urdhrat e tre trajnerëve të ndryshëm: Bruno Saltor, ishte i fundit të martën në mbrëmje gjatë ndeshjes ndaj Liverpool
5 April 2023, 07:35Nga DOSJA
ANGLI - Vështirë për të gjetur standarde te Chelsea për N'Golo Kanté. Lojtari i kombëtares franceze ka luajtur tre ndeshjet e tij të fundit në Stamford Bridge nën drejtimin e tre trajnerëve të ndryshëm, sipas BBC Sport.
I drejtuar nga Bruno Saltor mbrëmjen e së martës për ndeshjen ndaj Liverpool-it në Premier League, ai ishte kthyer në fushën e Stamford Bridge të shtunën e kaluar kundër Aston Villas, nën drejtimin e Graham Potter, shtatë muaj pas dëmtimit të tij.
Më herët, i menaxhuar nga trajneri Thomas Tuchel, ai luajti dhe u dëmtua pak para përfundimit të ndeshjes, në barazimin ndaj Tottenhamit në kuadër të ditës së dytë të kampionatit të Premier League.
N'Golo Kante's last three Chelsea home games have been under three different managers ???? pic.twitter.com/GzsYc4czR3