29 March 2025, 11:00
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester City nuk po shkon mirë këtë sezon dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, golashënuesi më i mirë i skuadrës, Erling Haaland mund të shkojë në polici për të raportuar për incidentin me maskotën e klubit.
Përkatësisht, një grua, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka punuar si maskotë për ‘Qytetarët’ dhe e ka denoncuar sulmuesin norvegjez, duke pretenduar se ka pësuar tronditje për shkak të lojtarit. Sipas dëshmisë së saj, Haaland me shaka e goditi në kokë maskotën e Cityt disa herë para ndeshjes me Southampton në tetor.
Gruaja ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik The Sun dhe pretendon se nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së saj të përkohshme, sepse e ka raportuar yllin norvegjez.
“Po qaja dhe isha vërtet e tronditur. Më vonë kuptova se ai erdhi tek unë nga pas dhe më goditi në kokë dhe më pas u mbështet në kokën time. Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.

Përgjegjësit e atij sektori i ofruan asaj që me raportimin para ndeshjes të shkonte në shtëpi dhe të mos punonte në ndeshje, por ajo nuk pranoi. Maskota që punonte si alien Moonbeam shkoi në spital, pasi u godit nga Haaland
Ajo thotë se më pas ka pasur të vjella dhe ka ndier dhimbje në qafë dhe kokë, e po ashtu thotë se të nesërmen e ka vizituar mjekun e klubit dhe e kanë këshilluar të shkojë në spital.
City që atëherë ka nisur një hetim, ka shqyrtuar pamjet dhe ka shkruar në raport se Haaland kishte prekur butësisht kokën e maskotës, si një përshëndetje dhe se asnjë nga këto nuk mund të kishte shkaktuar lëndimet që ajo pretendonte.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 March 2025, 10:30
SPANJE - Kundër Leganés këtë të shtunë në mbrëmje (21:00) në stadiumin Santiago Bernabéu, Kylian Mbapp&e...
Sport
29 March 2025, 10:00
FRANCE - Michel Vautrot, 79 vjeç, është një monument i futbollit francez. Një arbitër i Divizionit 1 (më shumë se 35...
Sport
29 March 2025, 09:30
SPANJE - Dukej se rikuperimi i Real Madridit ishte i afërt, por në fund Thibaut Courtois nuk iu bashkua grupit gjatë stërvitjes ...
Sport
29 March 2025, 09:00
BRAZIL - Të premten në të gdhirë, holandezi i njohur Memphis Depay dhe Corinthians, fituan kampionatin Paulista (diskutuar midis skuadrave...
Sport
29 March 2025, 08:30
TURQI - Pikërisht me një fitore mbresëlënëse, 4-2, Fenerbahçe e José Mourinhos fitoi këtë të premte n&eu...
Sport
29 March 2025, 08:00
BRAZIL - Përmbysje në Brazil, Seleção ndryshon drejtimin teknik: Dorival Junior nuk është më trajner i Brazil...
Sport
29 March 2025, 07:30
GJERMANI - I ngadalësuar nga një humbje kundër Werder Bremen më 8 mars (2-0), Bayer Leverkusen u rikuperua me një fitore ma...
Sport
28 March 2025, 20:14
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të fundit, krahas analizës që i ka bër...
Sport
28 March 2025, 18:56
FRANCE - Paul Pogba është gati për aventura të reja. Pezullimi që iu dha për doping, përfundoi më 11 të këtij ...
Sport
28 March 2025, 18:47
ANGLI - Duket e sigurt, që 25-vjeçari i talentuar Ademola Lookman, do të largohet nga skuadra e Atalantës në fund të sezonit akt...