Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Pas rezultatit 0-0, fati i kësaj përballjeje do të vendoset në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji.

RROGOZHINE - Nuk ka fitues në sfidën e parë të ‘play-off’-it të Europa League mes Egnatias dhe Lillestrom.
Në “Arena Egnatia” 90-minutëshi i aktit të parë u mbyll me barazimin 0-0, në një ndeshje ku kampionët e Shqipërisë patën shanset e tyre për shënim, por pa sukses. Tani fati i kësaj përballjeje dhe kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji.
Në “Egnatia Arena” sfida nisi me një gol për norvegjezët, që shënuan me Gabrielsen në miniutën e 5-të, pas ekzekutimit të një goditje dënimi. Por për fatin e mirë të kampionëve të Shqipërisë, goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Pas minutave të para të vështira, Egnatia filloi ta marrë veten dhe nisi të shfaqej në portën e Lillestrom. Sinjalin e parë e dha Adjesa, gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri. Pak minuta më vonë po ky futbollist rrezikoi sërish ndërkohë që edhe Albanese pati mundësinë e tij. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë Egnatia sërish me Albanesen pati mundësinë e saj për të shënuar, por shansin më të pastër e pati Gruda (70’) që nuk e pati fatin me vetë pasi gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Ndërsa në minutën e 73-të ishte Egnatia që u ndihmua nga fati, pasi Lillestrom pas një gabimi të portierit Dajsinani iu afrua golit, por Va me portën bosh nuk mundi të shënojë dhe rezultati mbeti 0-0 deri në fund të ndeshjes duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Para fillimit të ndeshjes, para prekjes së parë të topit, ka një moment që përsëritet në mënyrë...
ITALI - Fshijeni gjithçka nga sezoni i shkuar. Objektivi është i qartë dhe për ta arritur atë, gjyqtarët do të duhet...
AUSTRI - Max Verstappen nuk do të largohet nga Red Bull. Vetë skuadra austriake ka heshtur thashethemet për një largim të mundsh...
Enzo Fernández, gjatë ndeshjes kundër Real Madridit ANGLI - Një qetësi e tensionuar ende mbizotëron rreth Enzo Fern&aa...
SPANJE - I prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Real Madridit, José Mourinho dha intervistën e tij të parë me klubin për E...
SHBA - Ndeshja midis Inter Miami dhe Filadelfias, e cila përfundoi me barazim 2-2 të mërkurën në mbrëmje, do të mbahet mend...
ANGLI - Manchester City vazhdon rindërtimin e mesfushës. Pasi pa Rodrin të largohej për te FC Barcelona dhe Tijjani Reijnders për n&e...
ANGLI - Në Merseyside, fundi i afatit kalimtar premton të jetë shpërthyes. Të etur për të bërë një bum t&eum...
FRANCE - Pritja pothuajse kishte mbaruar. Këtë të diel në orën 20:45, Paris Saint-Germain, pesë herë kampion në fuqi i...
SPANJE - FC Barcelona po planifikon të ardhmen në pozicionin e portierit. Ndërsa Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny pritet të alternohen k&...