28 May 2023, 16:41
Nga DOSJA
ITALI - Si po ia kalon Zlatan Ibrahimovic? Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur gjatë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin (e diel, 20:45) për gjendjen e Zlatan Ibrahimovic, i cili është një hap larg rikthimit në fushë.
Tekniku vuri në dukje se ylli suedez është i vendosur të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushë. Më tej, Stefano Pioli ka thënë, se shpreson që Zlatan Ibrahimovic të mund të përdoret në ndeshjen e fundit, kundër Veronës (e diel, 4 qershor, ora 15:00).
“Ne nuk kemi folur për të në stafin tim, kemi qenë të zënë me angazhimet e fundit. As që kam folur me të për atë që ai dëshiron. Por di që ai është shumë i vendosur për t'u rikuperuar nga dëmtimi.
Javën e ardhshme do të shohim nëse ai mund të performojë ndaj Veronës”,- tha Stefano Pioli, sipas Tuttomercatoweb.
Duke marrë parasysh formën e tij të dobët, por edhe moshën e tij të avancuar, shanset që kuqezinjtë t'i vazhdojnë kontratën për momentin duken të vogla, shkruan Foot Mercato.
Burimi i cituar siguron se suedezi përjashton daljen në pension nga futbolli dhe, në rast se ai nuk merr vazhdimin e kontratës me Milanin, ai tashmë ka një opsion rezervë. Bëhet fjalë për Monzën, që zë vendin e 10-të, me të cilën tashmë kanë një marrëveshje verbale.
Transferimi i Zlatan Ibrahimovic do të lehtësohej nga dy miq me të cilët ai ka punuar në AC Milan: Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, përkatësisht shefi dhe presidenti i Monzas.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 May 2023, 16:22
SPANJE - Jude Bellingham (19 vjeç) në fund të këtij sezoni do të largohet nga Borussia Dortmund, skuadër me të ci...
Sport
28 May 2023, 15:57
ANGLI - Humbja 0-1 e Arsenalit nga Nottingham Forest në raundin e 37-të të Premierligës e bëri Manchester Cityn kampion të Angli...
Sport
28 May 2023, 15:32
ITALI - Pas humbjes ndaj Interit, Atalanta i dha lamtumirën garës për Champions League dhe ndoshta edhe për Gian Piero Gasperinit....
Sport
28 May 2023, 15:04
GJERMANI - Thomas Tuchel do të jetë trajner i Bayern Munichut edhe sezonin e ardhshëm, siguroi presidenti i klubit Herbert Hainer gjatë nj&e...
Sport
28 May 2023, 12:27
FRANCE - Ben Hamed Toure, sulmuesi 19-vjeçar i Ajaccio nga Bregu i Fildishtë, ishte ulur i vetëm në parkingun e stadiumit Bollaert-Delel...
Sport
28 May 2023, 11:46
SPANJE - Ngjarja ka ndodhur teksa futbollisti ishte i angazhuar me skuadrën, më saktë në transfertën e Valencias në Mallorca, m&...
Sport
28 May 2023, 11:28
GJERMANI - Lojtari i kombëtares së Senegalit dhe Bayern Munichut, Sadio Mane (31), dëshiron të qëndrojë në klubin gjerman, ed...
Sport
28 May 2023, 11:12
ITALI - Golashënuesi i Manchester Cityt arriti diçka që askush tjetër nuk e ka bërë më parë, ai arriti t’i b&eum...
Sport
28 May 2023, 11:00
GJERMANI - Skuadra nga Mynihu mposhti Këlnin në javën e fundit me rezultatin 2-1 dhe pasi përfitoi nga barazimi 2-2 i Borussias me Mainz n...
Sport
28 May 2023, 11:00
ANGLI - Manchester City ka ngritur tashmë kupën e kampionit tij të tretë radhazi, edhe katërshja e parë ësht&e...