Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Mesfushori Frenkie de Jong humbet sezonin me Barcelonën, por do jetë në “Euro 2024”…
I nxjerrë me barelë të dielën kundër Real Madridit, holandezi Frenkie De Jong nuk do të luajë më këtë sezon me FC Barcelona, thotë “ESPN NL”. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ‘Euro 2024’ nuk vihet në dyshim.
22 April 2024, 15:40Nga DOSJA
SPANJE - Goditje e dyfishtë për FC Barcelonën. Përveç humbjes në fund të ‘El Clasico’ (3-2) të dielën kundër rivalit të përjetshëm të Madridit, ‘Blaugranët’ humbën edhe Frenkie De Jong, i cili u largua me barelë në kohën e shtuar të pjesës së pare, pas një përplasje me Federico Valverde.
Klubi katalanas sqaroi se mesfushori i tyre holandez ka pësuar një ndrydhje në kyçin e djathtë. ‘ESPN NL’ njofton se ish-lojtari i Ajax-it ka luajtur ndeshjen e fundit të sezonit me Barçën, por se pjesëmarrja e tij në ‘Euro 204’ nuk është e kërcënuar. Holanda do të përballet me Francën, Poloninë dhe Austrinë në Grupin D këtë verë në Gjermani.
Në fillim të sezonit, një ndrydhje në kyçin e këmbës e kishte mbajtur De Jong jashtë fushës për gati dy muaj përpara se një tjetër dëmtim ta pengonte atë gjatë të marsit. Holandezi u rikthye në Champions League kundër PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinale të fituar nga Barça (3-2). Por ishte një rikthim jetëshkurtër...