21 August 2023, 14:11
Nga DOSJA

TIRANE - Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme, me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë, përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.
Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën “play-off” dhe ka një udhëtim të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i “Demave” të kryeqytetit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.
Me dakortësi të klubit Teuta dhe Federatës Shqiptare të Futbollit kjo ndeshje do të luhet në një tjetër date, që do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF.
Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën në "Arena Egnatia", duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00 në stadiumin "Loro Boriçi".
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni (17:00) në Kurbin dhe derbi Dinamo-Tirana (20:00) në “Elbasan Arena”.

B.T (Dosja.al)
Sport
21 August 2023, 13:55
TIRANE - Klubi i Tiranës është gjobitur me rreth 25 mijë euro për ngjarjet e ndeshjes së fazës së parë kund&...
Sport
21 August 2023, 13:32
SHBA - Lëvizja e Leo Messit në Shtetet e Bashkuara nga Paris Saint-Germain ka shkaktuar bujë të madhe te tifozët. Argjentinasi u b...
Sport
21 August 2023, 11:22
AUSTRALI - Më 20 gusht, mesditën e së dielës, u zhvillua finalja e Kupës së Botës për femra, e cila u lua...
Sport
21 August 2023, 11:10
SPANJE - Olga Carmona, kampione e botës me skuadrën spanjolle si dhe lojtarja dhe golashënuesja më e mirë në finalen e turneut kun...
Sport
21 August 2023, 09:30
SPANJE - Barcelona e filloi sezonin e La Ligës 2023/2024 me një gabim. Skuadra e Xavit në javën e parë çuditërish...
Sport
21 August 2023, 09:00
ANGLI - Të shtunën, më 19 gusht, u zhvillua ndeshja e Ligës One angleze mes Portsmouth dhe Cheltenham Town. Edhe pse përfundoi n&e...
Sport
21 August 2023, 08:30
ANGLI - Manchester City është në të gjitha frontet për mjedisin e tij të ri krijues. Ndërsa Ilkay Gündogan i ë...
Sport
21 August 2023, 08:02
AUSTRALI - Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës!
Skuadra ibe...
Sport
21 August 2023, 07:30
ITALI - Juventusi e nis sezonin me këmbën e djathtë, falë fitores 3-0 kundër Udineses në ditën e parë të Serisë...
Sport
21 August 2023, 07:04
FRANCE - Benjamin Mendy u akuzua për sulm seksual dy vjet më parë. Në fund ai u akuzua për 10 akuza. Pas shumë gjyqeve, ...