21 October 2025, 23:12
Nga DOSJA
ITALI - Mbrëmjen e së mërkurës do të jetë rradha e kapiteni kuqezi të zbresë në arenën europiane të Champions League. Atalanta do të përballet me Slavian e Pragës dhe në konferencën për shtyp në prag të sfidës në krah të trajnerit Juriç, ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili është një titullar i padiskutueshëm i klubit italian, madje një veteran, pasi me fanellën zikaltër ka luajtur 295 ndeshje.
“Ndeshja që presim nesër është e vështirë; të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështira. Ata gjithmonë janë mësuar të fitojnë në ligën e tyre. Unë njoh disa lojtarë të Slavia Pragës sepse jam përballur me ta; ata kanë një sulmues fizik që është i mirë në zonë (Chory). Taktikisht, diçka ndryshon midis ekipit kombëtar dhe këtu; gjëja e rëndësishme është të bësh mirë dhe të ndihesh mirë. Përvoja ndihmon; në vitet e fundit, jam mësuar të luaj shumë ndeshje; nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar.
Slavia e Pragës nesër do të jetë po aq e rëndësishme sa çdo ndeshje tjetër. Mund të jetë vendimtare për rrugën që duhet të ndjekim; fitorja do të na lejonte të bënim një hap të madh. Duam të fitojmë, sepse një fitore në Evropë jo vetëm që sjell pikë, por rrit edhe vetëbesimin.
Në letër, jam veteran, por jam po aq i uritur sa kam qenë në vitet e kaluara; dëshira për t’u përmirësuar është rruga e duhur. Jam krenar për paraqitjet e mia për Atalantën. Është një gjë e shkëlqyer dhe i falënderoj stafin dhe klubin që më sollën në një nivel të caktuar. Kur arrita, nuk ishte e njëjta gjë… Jam shumë i lumtur që jam këtu, shpresoj të luaj edhe dyqind ndeshje të tjera”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi i Atalantës.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2025, 23:10
ANGLI - 43 gola janë shënuar në total në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku shihet një...
Sport
21 October 2025, 22:20
ANGLI - Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen më së shumti këtë sezon, por ende nuk ...
Sport
21 October 2025, 21:27
SPANJE - Barcelona regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj Olympiacos Piraeus në xhiron e tretë të fazës së grupeve n&e...
Sport
21 October 2025, 18:30
SHBA - Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëorganizojnë Kupën e Botës 2031 me fqinjët rajonalë, e njëjta str...
Sport
21 October 2025, 18:00
HOLANDË - Policia në Eindhoven arrestoi 230 tifozë të Napolit të hënën në mbrëmje, për shkak të frik&eu...
Sport
21 October 2025, 17:30
ANGLI - "Nottingham Forest ka kënaqësinë të konfirmojë emërimin e Sean Dyche si trajneri i ri i klubit. (...) Dyc...
Sport
21 October 2025, 17:00
SPANJE - Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, kritikoi të martën presidentin e ligës spanjole, Javier Tebas, për vendimin për ...
Sport
21 October 2025, 16:30
SPANJE - Vinicius ka mësuar një 'driblim' të ri. Vetë lëvizja i dha Real Madridit tre pikët në Getafe. Braziliani ka p...
Sport
21 October 2025, 16:17
ZVICER - Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, luan kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve të martën. Gji...
Sport
21 October 2025, 16:00
UKRAINE - Alexander Usyk mbetet kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi anashkaloi mandatin e Organizatës Botëro...