Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Haaland mungon ndaj Sevillas. Trajneri Guardiola: “Nuk ka kuptim të rrezikojmë”…
"Ai nuk është në dispozicion për nesër, është më mirë se disa ditë më parë, por nuk është në 100%. Shpresojmë ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Fulham,"- deklaroi trajneri katalanas
1 November 2022, 16:31Nga DOSJA
ANGLI - Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Sevillas. Lajmin e ka konfirmuar vetëm teknikun Pep Guardiola në një konferencë për shtyp. Ndeshja nuk është me ndikim në tabelën e renditjes, pasi anglezët tashmë kanë fituar grupin, ndërsa spanjolët janë aritmetikisht në Europa League.
Norvegjezi pësoi një mavijosje në këmbë gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit dhe nuk mori pjesë në ndeshjen e fundit të Premier Leagues kundër Leicesterit.
"Ai nuk është në dispozicion për nesër, është më mirë se disa ditë më parë, por nuk është në 100%. Nuk duam të rrezikojmë, nuk do të kishte kuptim. Shpresojmë ta kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Fulham,"- deklaroi trajneri katalanas. Në këtë fillim sezoni Haaland ishte protagonist absolut me 22 gola të shënuar në 15 ndeshje.