1 November 2022, 12:27
Nga DOSJA

TURQI - Dele Alli është i bindur se është një nga dështimet më të mëdha në historinë e futbollit. I quajtur një yll i ardhshëm botëror, kur në moshën 18-vjeçare ai mahniti në Premier League dhe fitoi statusin e lojtarit të padiskutueshëm me Tottenhamin, rënia e tij e ka bërë atë të kritikohet edhe te Besiktas, klubi të cilit iu bashkua verën e kaluar.
Me një karakter më shumë se kontrovers, që padyshim ndikoi në ecurinë e tij, Everton vendosi ta transferojë atë në skuadrën turke pas një sezoni zhgënjimi total dhe, në moshën 26-vjeçare, duket se gjërat vetëm sa përkeqësohen. Senol Gunes, trajneri i ri i skuadrës, i ka dhënë Dele Allit një mesazh të rëndësishëm në prag të duelit ndaj Galatasaray.
“Ndeshja nuk mund të ndikojë te lojtarët, tani kam komunikim të mirë me ta”,- ka thënë trajneri, edhe pse këtë ende nuk e ka arritur me Dele Allin. “Nuk po i referohem lojtarit, megjithëse ai është nën pritshmëritë për sa i përket efikasitetit”,- shtoi Gunes, një trajner më shumë që duket se është ngopur me qëndrimin e futbollistit të pabindur britanik.
Pa shkuar më tej, në ndeshjen e parë të Gunes, në stol kundër Umraniyespor, Alli, i cili duhej të ishte një lojtar i padiskutueshëm, u zëvendësua në pjesën e parë kur skuadra e tij po fitonte. Ai ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe nuk ka asistuar deri më tani këtë sezon dhe te Besiktas ka një zhgënjim në rritje për të. Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje që nga ardhja në verë dhe duket e pamundur që, nëse gjërat vazhdojnë kështu, skuadra turke të vendosë të përfitojë nga opsioni i blerjes.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 November 2022, 12:27
HOLANDË-Të largohesh nga Kombëtarja për të përfaqësuar një shtet tjetër Botërorin e Katarit? E pamundur. Ose...
Sport
1 November 2022, 11:43
JAPONI - Më pak se tre javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor), listat e para nisin t&e...
Sport
1 November 2022, 11:21
FRANCE - PUGB MOBILE dhe Lionel Messi kanë bashkuar forcat. E pabesueshme, por e vërtetë. Kjo është konfirmuar nëp&eum...
Sport
1 November 2022, 11:08
UKRAINE - Hapi i kreut të Federatës së Futbollit të Ukrainës. Siç kanë komunikuar sot në faqen e tyre,&nbs...
Sport
1 November 2022, 11:04
SPANJE - Jorge Almirón po kalon një periudhë të vështirë si trajner i Elches. Trajneri 51-vjeç...
Sport
1 November 2022, 07:22
RUSI - Ish-kampioni i botës në shah, Anatoli Karpov, 71 vjeç, është në koma të shkaktuar pas një inci...
Sport
1 November 2022, 07:07
BRAZIL - Filipe Luis sapo është shpallur fitues i Copa Libertadores me Flamengon, një klub që ngriti trofeun e tretë, ...
Sport
1 November 2022, 06:57
ANGLI - Postim i bukur në Facebook nga Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt, para natës së ‘Halloween&rsq...
Sport
1 November 2022, 06:45
ANGLI - ‘The Sun’ ka publikuar disa pjesë nga libri i ardhshëm, mbi rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos,...
Sport
1 November 2022, 06:28
FRANCE - Nuk do të ketë mrekulli. Pak ditë para shpalljes së lojtarëve që do të garojnë në Kupën e Bot&...