Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Trajneri gjerman përgatit formacionin pas ndeshjeve të kombëtareve, me disa titullarë që kanë nevojë për pushim dhe Raphinhan në dyshim. Rikthimi i Joan Garcias dhe zgjedhjet në mesfushë e në krahun e majtë të sulmit janë çështjet kryesore për katalanasit.

SPANJE - Barcelona rikthehet në kampionat këtë të shtunë, më 10 tetor, kur pret Getafen në orën 18:30 në Camp Nou. Pas pushimit ndërkombëtar, Hansi Flick duhet të marrë disa vendime të rëndësishme për formacionin, duke vlerësuar gjendjen fizike të lojtarëve dhe sfidën e ardhshme në Champions League kundër Galatasarayt, më 13 tetor në Stamboll.
Një nga dilemat kryesore lidhet me portën. Joan Garcia është rikuperuar nga dëmtimi dhe mund të rikthehet në formacionin titullar. Megjithatë, stafi teknik duhet të vlerësojë nëse ai është gati të luajë menjëherë apo nëse është më e arsyeshme të ruhet për sfidën europiane. Në garë është edhe Livakovic, ndërsa Szczesny nuk duket se është alternativa e preferuar për këtë takim.
Mbrojtja, mes rotacionit dhe shqetësimeve fizike
Në repartin e prapavijës, Eric Garcia po rikuperohet pas një shqetësimi në gjurin e majtë, që e detyroi të largohej para kohe nga grumbullimi me Spanjën. Gjendja e tij do të përcaktojë nëse Flick mund ta përdorë si mbrojtës të krahut apo në qendër, veçanërisht pas dëmtimit të Christensen.
Koundé ofron alternativa në të dyja pozicionet, ndërsa Gerard Martín mbetet një tjetër mundësi për trajnerin gjerman. Në krahun e majtë, Flick mund të zgjedhë mes Cancelo-s dhe Espart-it. Ndërkohë, Cubarsí mund të përfitojë nga rotacioni, megjithëse mbetet një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës.
Rodri dhe Pedri, në kërkim të freskisë në mesfushë
Edhe mesfusha mund të pësojë ndryshime. Ngarkesa e Rodrit dhe Pedrit me kombëtaren spanjolle e shtyn Flickun të shqyrtojë mundësinë për t'u dhënë pushim. Bernal është një alternativë për të marrë më shumë minuta, ndërsa Gavi mund të përfitojë nga rotacioni në qendër të fushës.
Në rolin e mesfushorit ofensiv, Dani Olmo mund të rikthehet në formacionin titullar, pasi Fermín López u aktivizua ndaj Sevillas. Flick kërkon të ruajë ekuilibrin mes freskisë fizike dhe nevojës për të marrë tri pikët përballë Getafes.
Lamine Yamal dhe dilema e krahut të majtë
Në repartin ofensiv, vëmendja përqendrohet te Lamine Yamal, i cili ka pasur një ngarkesë të madhe ndeshjesh me Spanjën. Talenti i Barcelonës është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, por trajneri duhet të vendosë nëse do ta aktivizojë nga minuta e parë apo do t'i japë pushim përpara sfidës me Galatasarayn.
Dilema më e madhe mbetet krahu i majtë, veçanërisht nëse Raphinha nuk është në gjendjen e duhur fizike. Adeyemi dhe Gordon janë alternativa që mund të shqyrtohen, ndërsa Gabriel Jesus pret mundësinë për të marrë më shumë hapësira. Sulmuesi brazilian ka shënuar dy gola, por ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar që nga mbërritja e tij te Barcelona.
Flick duhet të gjejë kombinimin e duhur për të ruajtur forcën sulmuese të skuadrës, pa rrezikuar gjendjen fizike të lojtarëve kryesorë. Ndeshja me Getafen vjen në një moment të rëndësishëm të kalendarit, pasi vetëm pak ditë më vonë Barcelona do të përballet me Galatasarayn në Champions League.
B.T (Dosja.al)
Iraola dhe Maresca ANGLI - Liverpool dhe Manchester City përballen këtë të diel në Anfield, në një ndeshje që p&eum...
ITALI - Milani po mendon një lëvizje të rëndësishme për merkaton e janarit, me synimin për të afruar talentin brazilia...
Davinson Sánchez luajti në ndeshjen Kolumbi-Peru (2-0) në Miami të mërkurën, dhe megjithëse pritet të jetë titu...
Nga Endi TUFA SHKODER - Ka kohë që Shkodra u ka mësuar shqiptarëve se biçikleta nuk është thjesht një mjet transpor...
SPANJE - E ardhmja e Kylian Mbappé te Real Madridi po bëhet sërish temë diskutimi në mediat franceze. Pas një periudhe të...
ANGLI - Enzo Maresca po i nis aventurën te Manchester City me rezultate që e vendosin përballë një prej rekordeve të Pep Guardio...
SHBA - Për vite me radhë, i ndjekur nga skepticizmi i atyre që dyshonin se ai mund ta kthente Argjentinën në lavdinë e Kupë...
ANGLI - Manchester City mund të përballet me një nga penalizimet më të rënda në historinë e Premier League. Në qe...
ARGJENTINE - Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Argjentinës, por mund të ketë ende një sfidë t...
ANGLI - Sir Alex Ferguson dhe Roy Keane shkruan së bashku disa nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së Manchester Unit...