Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Do të ndihesha shumë krenar nëse do ta fitoja “Topin e Artë”. Kam ndjesi të mira, por të shohim se çfarë do të ndodhë, duhet edhe një muaj për këtë. Ndërkohë unë do të përpiqem të ndihmoj skuadrën për të fituar ndaj Spanjës”.

ANGLI - Anglia do të përballet me Spanjën (20:45) në ndeshjen e parë të Nations League dhe “Tre Luanët” nuk kanë kujtime të bukura nga përballja e fundit me “La Roja”, që ishte finalja e Euro 2024.
Kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane, në konferencën për shtyp e vlerësoi në maksimum skuadrën kampione të botës, por theksoi se skuadra e tij duhet të ruajë identitetin e saj.
“Në Spanjë ka një kulturë loje me lojtarët që kanë mësuar një stil të përcaktuar mirë që kur kanë qenë fëmijë e deri tani që janë profesionistë, - tha Kane. - Në Angli nuk është kështu.
Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajmë nën presion apo të mbajmë zotërimin e topit; kemi shumë futbollistë që teknikisht janë të pabesueshëmn dhe kemi shumë pika të forta që ata nuk i kanë; fizikun, shpejtësinë dhe fuqinë.
Mënyra si ushtrojmë presion dhe fitojmë duelet në një farë mënyre është një futboll i stilit të Premier League. Besoj se në momentin tonë më të mirë i kombinojmë këto gjëra. Nuk jemi një skuadër që luan si Spanja, por kemi pika të forta që do t’i tregojmë sot. Duhet të ruajmë identitetin tonë”.
Kane më pas tregoi se çfarë mësimesh mund të marrë Anglia nga Spanja
“Luajmë kundër ekipit më të mirë në botë në 3 vitet e fundit, por nuk jemi larg. Nëse fitojmë do të rrisim më shumë besimin për ndeshjet e Nations dhe për Evropianin, - shtoi Kane, - nëse dëshiron të fitosh turne të rëndësishëm duhet të luash ndeshje të tilla. Luajmë në Wembley, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh.
Padyshim që debatet për Topin e Artë do të shfaqeshin edhe në këto pragndeshje të Nations League dhe Kane bëri në një farë mënyre fushatën e tij.
“Po kjo është mundësia ime më e mirë të fitoj “Topin e Artë”. Besoj se ka qenë viti im më i mirë si për trofetë e fituara kolektivisht dhe në paraqitjet individuale, - tha Kane, - do të ishte diçka e pabesueshme nëse do ta fitoja, do të ndihesha shumë krenar.
Kam ndjesi të mira, por të shohim se çfarë do të ndodhë, duhet edhe një muaj për këtë. Ndërkohë unë do të përpiqem të ndihmoj skuadrën për të fituar ndaj Spanjës”.
Një tjetër temë që u prek në konferencën për shtyp të Kane ishte edhe ajo e rinovimit me Bayernin e Mynihut
“Bisedimet po shkojnë mirë. Po avancojnë në mënyrë korrekte dhe të dyja palët e kanë marrë me shumë qetësi, - tha kapiteni i “Tre Luanëve” - e gjithë bota mund ta shohë që jam i kënaqur atje.
Shpresoj të arrihet në një marrëveshje. Përsa i përket impaktit që kanë mentalisht te unë këto gjëra, thjesht vazhdoj përpara. Më pëlqen t’i jetoj sezonet ashtu siç vijnë. Gjatë grumbullimit jam më shumë i fokusuar të rri me Anglinë.
Këto bisedime mund të presin. Në muajin e ardhshëm pak a shumë do të mund të ketë ndonjë vendim dhe unë besoj se do të jetë pozitiv”, -tha Harry Kane.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Ndalimi i faqeve të basteve online dhe lojërave të fatit në celular është një nga kartat e Lulës për t&e...
AZERBAJXHAN - George Russell fiton Çmimin e Madh të Formula 1 në Baku, Azerbajxhan. Piloti britanik i Mercedes dominon nga fillimi deri n&eum...
ANGLI - Manchester City rezulton fajtor për 114 nga 115 akuzat për parregullsi financiare për të cilat pritej një verdikt prej më...
Sagnol, ish-trajneri i Gjeorgjisë GJEORGJI - Francezi Willy Sagnol ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Gjeorgjisë pa...
DANIMARKE - Pierre-Emile Höjbjerg, një lojtar kyç për Marsejën dhe kapiten i ekipit kombëtar danez, kërkoi falje në ...
FRANCE - Ousmane Dembélé do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar francez të hënën në Bruksel kundër Belgji...
SHBA - Zohran Kwame Mamdani, kryebashkiaku aktual demokrat i Nju Jorkut dhe tifoz i Arsenalit, botoi një postim të thjeshtë në Twitter, du...
FRANCE - Zinedine Zidane, trajneri i ri i ekipit kombëtar francez, nuk e mbajti sekret situatën e Kylian Mbappé të premten në mbr&e...
Nga Endi Tufa TIRANE - 15 mijë bileta të shitura deri më tani. “Air Albania” është gati, ora 20:45. Shqipëri-Bjello...
ANGLI - Wayne Rooney ka pësuar një transformim të madh për sa i përket pamjes së tij. Ish-ylli i Manchester United dhe An...