Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Hysaj pasi mundi ish-skuadrën e tij: "Vjet ishim të dobët, tani duhet të besojmë më tepër tek vetja!"
Pas fitores së mrekullueshme përballë ish-skuadrës së tij, Hysaj deklaroi: “Ndeshje e madhe. Po rritemi si skuadër. Nëse kalon me sukses një test si ky ndaj Napolit dhe sheh progres, atëherë duhet të fillosh të besosh edhe më shumë te vetja.
4 March 2023, 14:01Nga DOSJA
ITALI - Elseid Hysaj e luajti të plotë takimin Napoli-Lazio (0-1). Lojtari i kombëtares shqiptare, u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes. Shkodrani u tregua i vëmendshëm, bëri një punë shumë të mirë në prapavijë dhe në disa raste mori edhe krahun.
Pas fitores së mrekullueshme përballë ish-skuadrës së tij, Hysaj deklaroi: “Ndeshje e madhe. Po rritemi si skuadër. Nëse kalon me sukses një test si ky ndaj Napolit dhe sheh progres, atëherë duhet të fillosh të besosh edhe më shumë te vetja.
Ne jemi të rritur dhe profesionistë. U treguam të aftë duke mos e humbur qetësinë. U treguam të gjithëve se dimë të luajmë dhe përballemi me skuadra të mëdha.
Çfarë ka ndryshuar te Lazio? Vjet ishim dobët. Këtë sezon dimë të bëjmë lëvizjet e duhura dhe gjithçka funksionin lehtësisht. Unë e ndjej besimin e shokëve dhe të trajnerit, është normale që gjërat të ecin mirë.
Mbrojtja funksionoi ndaj Napolit. Të gjithë ishim të përqendruar, nga portieri te Ciro (Immobile). Edhe nëse lëvizte një mizë, ne i bënim thirrje njëri-tjetrit që të bënim kujdes. E donim me gjithë zemër këtë fitore.