14 February 2023, 15:51
Nga DOSJA

HOLANDE - Sulmuesi suedez i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic, të mashtron të mashtron me staturën e tij të madhe dhe gjigande. Në brendësi ai fsheh një zemër të dhembshur. Ai është emocionuar shumë gjatë një bisede online me mikun e tij Thijs Slegers.
Gazetari vetëm kohët e fundit, tha se ishte i sëmurë me leucemi. Slegers, që u bë me kalimin e viteve një mik i sulmuesit, po lufton me sëmundjen që nga viti 2020. “Kur isha i ri dhe i humbur,- tha Ibra për ESPN, - nuk njihja askënd në Holandë (te Ajax). Më kontaktoi një gazetar dhe shkuam për darkë. Që nga ai moment u bëmë miq. Thijs më ndihmoi, ne qëndruam gjithmonë në kontakt. E ai do të jetë gjithmonë në zemrën time”.
Më pas, me zërin e tij të luhatur nga emocionet, sulmuesi i AC Milan iu drejtua drejtpërdrejtë Slegers, gjithshtu i përlotur: “Unë vetëm dua të të them se të dua fort, miku im”.
Thijs Slegers është gazetar i Football International. Por ai është i njohur në botën e futbollit, pasi ka mbajtur postin e zyrtarit të shtypit të PSV Eindhoven. Rreth dhjetë ditë më parë ai bëri të ditur gjendjen e tij në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Qëllimi i tij ishte t’i shtynte njerëzit të dhurojnë qeliza staminale dhe gjak:
“Unë nuk mund të ndihmohem më, por të tjerët po”. Një apel që ka marrë një vlerësim të gjerë në Holandë. Edhe PSV ekspozoi pankarta në stadium, deri në shfaqjen live për të rritur ndërgjegjësimin në të cilin, ndër të tjera, ishte i ftuar edhe Ibra.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 February 2023, 15:30
ANGLI - Një sondazh pyetësor i BBC-së, të cilit i janë përgjigjur më shumë se 900 gjyqtarë amatorë, zbuloi n...
Sport
14 February 2023, 15:17
FRANCE - Pas një vizite diplomatike në Romë, Emiri i Katarit do të bëjë një devijim përmes Parisit për të marr...
Sport
14 February 2023, 14:47
FRANCE - Në kontekstin e errët të PSG-së, ky është një lajm i shkëlqyer. Kylian Mbappé ka kryer një tes...
Sport
14 February 2023, 12:41
ANGLI - Këtë të mërkurë do të luhet një premierë vendimtare Arsenal-Manchester City, një ndeshje në pritje, ...
Sport
14 February 2023, 12:24
SPANJE - Ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United premton të jetë emocionuese. Edhe pse ka posterin e Europa League, ës...
Sport
14 February 2023, 11:38
UKRAINE - Atletët rusë duhet të mbajnë një qëndrim publik kundër luftës në Ukrainë, nëse duan të lej...
Sport
14 February 2023, 11:35
JAPONI - Futbollisti i njohur spanjol, i cili ka luajtur për vite me Barcelonën, Andrés Iniesta tha të marten, se ishte "më shumë...
Sport
14 February 2023, 11:11
FRANCE - “Këto janë dy projekte klubesh që përplasen, dy projekte lojërash.” Kështu e parashikon gazetari Patrick Guil...
Sport
14 February 2023, 10:43
FRANCE - “Ajo që ai donte, ishte skuadra e Francës”. Në një intervistë për Canal Football Club, Robert Pirè...
Sport
14 February 2023, 10:40
FRANCE - Është një prani e rrallë. Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, Emiri i Katarit, do të mbërrijë në Paris të...