LIVE UPDATES
Sport

Interi shkatërron Parmën në San Siro, Calhanoglu rikthehet me gol dhe zikaltërit në krye…

Skuadra e Cristian Chivut triumfon 3-0 në javën e gjashtë të Serie A, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë. Sucic, Calhanoglu dhe Thuram vulosin suksesin, ndërsa debutimi i Gilardinos në stolin e Parmës rezulton i hidhur.

10 October 2026, 21:08 Nga DOSJA

Interi shkatërron Parmën në San Siro, Calhanoglu rikthehet me gol

ITALI - Interi rikthehet te fitorja në Serie A me një paraqitje bindëse, duke mposhtur Parmën 3-0 në “San Siro”. Skuadra e Cristian Chivut dominoi takimin dhe e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tri herë përballë ekipit të drejtuar nga Alberto Gilardino, për të cilin kjo ishte një nisje zhgënjyese në stolin e emilianëve.

Nerazzurrët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 13-të, pas një gabimi të rëndë në prapavijën e Parmës. Sucic përfitoi nga konfuzioni mes portierit Corvi dhe Keitës, fitoi topin dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Interit avantazhin e parë.

Vetëm pak minuta më vonë, vendasit fituan edhe një penallti. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari konstatoi një faull të Diego Carlos ndaj Pio Espositos në zonën e rreptësisë. Nga pika e bardhë u paraqit Hakan Calhanoglu, i cili u rikthye në fushë pas dëmtimit dhe e shndërroi menjëherë penalltinë në gol, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 19-të.

Mesfushori turk dha kështu një sinjal pozitiv për Chivun, ndërsa Interi vijoi të sulmonte dhe të krijonte raste. Goli i tretë erdhi në minutën e 31-të, kur Mkhitaryan shërbeu për Marcus Thuram. Sulmuesi francez goditi saktë drejt shtyllës së largët dhe vulosi një pjesë të parë thuajse perfekte për zikaltërit.

Pas pushimit, Interi e menaxhoi qetësisht avantazhin, pa i dhënë Parmës mundësinë për t'u rikthyer në lojë. Pio Esposito iu afrua golit të katërt, por Corvi reagoi mirë, ndërsa në minutën e 74-t Spence regjistroi debutimin e tij me fanellën zikaltër.

Parma pati disa mundësi për të shënuar golin e nderit, por mungesa e saktësisë në momentet vendimtare e la skuadrën pa rezultat. Interi, nga ana tjetër, ruajti epërsinë deri në fund dhe konfirmoi forcën e tij në garën për titull.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 16 pikëve dhe qëndron në krye të renditjes së Serie A. Për Chivun, suksesi përfaqëson një përgjigje të rëndësishme pas ndeshjeve të fundit, ndërsa rikthimi me gol i Calhanoglut i jep skuadrës një tjetër alternativë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Genoa rikthehet te fitorja, Fiorentina zhytet në krizë

Genoa fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës, duke siguruar suksesin e parë sezonal në kampionat. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në 15 minutat e para, me golat e Milutin Osmajic në minutën e 7-të dhe Junior Messias në të 15-ën.

Fiorentina reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 73-të, pas një autogoli të Johan Vásquez, por nuk arriti të shmangte humbjen. Një fitore me rëndësi për Genoan, ndërsa Fiorentina vazhdon të vuajë në këtë fillim sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit