3 March 2023, 11:26
Nga DOSJA
BRAZIL - Zico përfitoi nga një intervistë për La Gazzetta dello Sport, të publikuar të premten, për t'u deklaruar shumë favorizues ndaj Carlo Ancelottit, aktualisht në pankinën e Real Madridit, për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit nga sezoni i ardhshëm.
I kontaktuar nga e përditshmja sportive italiane, me rastin e ditëlindjes së tij të 70-të, e cila do të festohet me bujë në Rio de Zhaneiro këtë të premte, njeriu i mbiquajtur "Pele i bardhë" ishte shumë entuziast me idenë për të parë teknikun italian në krye të Seleçaos, që sot menaxhohet nga i përkohshëm Ramon Menezes.
“Carlo Ancelotti do të ishte ideal, sepse ai respektohet nga të gjithë, madje edhe kundërshtarët e ekipit të tij,- shpjegoi Zico. - Ai është trajneri numër 1 në botë, e njeh futbollin si askush tjetër dhe e ka kuptuar që lojtarët janë më të rëndësishëm se modulet e lojës. Me të të gjithë lojtarët shprehen në mënyrën më të mirë të tyre dhe për më tepër në Madrid ai e kuptoi shpejt si të vlerësojmë të rinjtë tanë Vinicius dhe Rodrygo, kampionët e së ardhmes. Ancelotti nuk ka ardhur kurrë në Rio? Epo, jam gati ta mirëpres dhe ta bëj të zbulojë të gjithë qytetin, që të përshtatet shpejt!”
Carlo Ancelotti është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024. A do të dëgjojë CBF, federata braziliane këshillën e Zico (dhe lavdive të tjera të dikurshme të futbollit brazilian, si së fundmi Kaka) për ta bërë ish-trajnerin e PSG-së trajnerin e parë të huaj në historinë e Seleçaos?...
B.T (Dosja.al)
Sport
3 March 2023, 11:07
BRAZIL - Kate Alves, megjithëse luajti volejboll për vite në Sao Paulo, u bë e njohur në mbarë botën kur vendosi t'i b...
Sport
3 March 2023, 10:49
BRAZIL - Legjendari Pele ‘iku’, por la pas shumë histori dhe një prej tyre donte ta tregonte përmes rrjeteve sociale vajz...
Sport
3 March 2023, 10:23
SPANJE - Kanë kaluar plot 13 vite që kur Gerard Pique dhe Zlatan Ibrahimovic dolën në një foto, që shkaktoi shumë reagime d...
Sport
3 March 2023, 10:05
ANGLI - Manchester United iu rikthye trofeve pas gjashtë vitesh, duke mposhtur Newcastle në finalen e Kupës së Ligës.&nb...
Sport
3 March 2023, 07:28
SPANJE - Tifozët e Real Madridit protestuan në një mënyrë të pazakontë kundër “çështjes Ne...
Sport
3 March 2023, 07:04
ARGJENTINE - Nëna e Messit, Celia Maria Cuccittini, është shprehur e shqetësuar pas sulmit në supermarketin në Rosario...
Sport
2 March 2023, 23:30
SPANJE - ‘El Clasico’ e tretë e sezonit foli për Barcelonën, e cila kaloi në epërsi në gjysmëfin...
Sport
2 March 2023, 21:30
ITALI - Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka marrë drejtimin e ND Goricas në elitën e futbollit slloven. K...
Sport
2 March 2023, 19:47
SPANJE - Zlatan Ibrahimović dhe Gerard Pique janë fotografuar në një parking, ku më pas nuk kanë munguar edhe hamendësimet. ...
Sport
2 March 2023, 18:51
ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se Lima "jeton dhe merr frymë në futboll" dhe do të marrë pjesë në zhvillimin...