LIVE UPDATES
Sport

Ja kush janë pretendentët për të fituar Botërorin, sipas kompanive të basteve…

Shtetet e Bashkuara, një nga vendet organizatore, do të luajnë me kuotat më të mira në historinë e tyre në një Kupë Bote, por ende konsiderohen jashtë grupit të favoritëve kryesorë.

11 June 2026, 17:30 Nga DOSJA

Ja kush janë pretendentët për të fituar Botërorin,

SHBA - Një vit para finales së madhe të Botërorit 2026, bookmakers-at ndërkombëtare kanë publikuar kuotat e para për fituesin e turneut dhe gara për trofeun duket më e hapur se kurrë.

Sipas vlerësimeve të DraftKings Sportsbook, Spanja dhe Franca konsiderohen dy favoritët kryesorë për të ngritur Kupën e Botës, me diferenca minimale mes tyre.

Kampionët e Evropës, Spanja, kryesojnë listën me kuotën 4.50, ndërsa Franca ndjek menjëherë pas me 4.75. Skuadra e Luis de la Fuente pritet të mbështetet te brezi i ri i artë i udhëhequr nga sensacioni Lamine Yamal, i cili konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

Nga ana tjetër, Franca vjen pas dy finaleve radhazi në Kupën e Botës. “Gjelat” fituan trofeun në vitin 2018 dhe arritën finalen edhe në Katar 2022, ku u mposhtën nga Argjentina e Lionel Messit. Për trajnerin Didier Deschamps, ky do të jetë Botërori i tretë si trajner i Francës.

Anglia renditet menjëherë pas dy favoritëve kryesorë me kuotën 5.50. “Tre Luanët” ende presin trofeun e parë madhor që nga viti 1966, por me Thomas Tuchel në stol dhe një skuadër të mbushur me yje, pritshmëritë janë të larta. Kapiteni Harry Kane konsiderohet favoriti kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

Ndërkohë, Portugalia po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga ekspertët dhe tifozët. Kuota e luzitanëve është përmirësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit dhe shumë e shohin skuadrën si një kandidat serioz për trofeun në atë që mund të jetë Botërori i fundit i Cristiano Ronaldos.

Brazili dhe Argjentina mbeten gjithashtu mes pretendentëve kryesorë. Argjentinasit do të mbrojnë titullin e fituar në Katar 2022, ndërsa Brazili synon t’i japë fund pritjes që prej vitit 2002 për trofeun e gjashtë botëror.

Pas favoritëve tradicionalë vjen Gjermania, e cila pavarësisht historisë së pasur, ka zhgënjyer në dy Botërorët e fundit duke u eliminuar që në fazën e grupeve.

Në kategorinë e “kuajve të errët” spikat Norvegjia. Për herë të parë që nga viti 1998, norvegjezët janë kualifikuar në Kupën e Botës dhe mbështeten te superylli Erling Haaland, si dhe talentet Oscar Bobb dhe Antonio Nusa.

Gjithashtu, Japonia po tërheq vëmendje të madhe në tregun e basteve. Kuotat e saj janë përgjysmuar gjatë muajve të fundit, duke treguar rritjen e besimit te potenciali i skuadrës aziatike.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara, një nga vendet organizatore, do të luajnë me kuotat më të mira në historinë e tyre në një Kupë Bote, por ende konsiderohen jashtë grupit të favoritëve kryesorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit