11 May 2025, 13:00
Nga DOSJA
ANGLI - Egjiptiani i lindur në vitin 1992 po kalon një sezon përrallor, protagonisti absolut i suksesit të Reds në Premier League. Megjithatë, për një kohë të gjatë, e ardhmja e ish-lojtarit të Fiorentinës dhe Romës, kontrata e të cilit u rinovua së fundmi deri në vitin 2027, mbeti e pasigurt.
Ai vetë i tha France Football dyshimet e tij për të qëndruar te Liverpooli. “Jam i sigurt se jam një legjendë e Liverpoolit. Sot jam në formë, stërvitem, përgatitem dhe luaj. Ndërsa jam në shtëpi, e përqendroj gjithë vëmendjen time te familja ime,”- ka thenë ai.
Fjalë për rinovimin e kontratës
Salah tha: “Pavarësisht të gjitha pasigurive në lidhje me rinovimin tim, tifozët panë se dhashë gjithçka për Liverpoolin pa mashtruar ose bërë llogaritje. Dhe këtë respek e tregova më shumë se çdo gjë tjetër. Ndoshta më shumë se kudo tjetër.”
Ai vazhdoi: “Duket se rinovimi ishte një avantazh i madh, pasi regjistrova sezonin tim më të mirë në karrierën time nga pikëpamja statistikore”. Në fakt, sulmuesi me këmbën e majtë ka shënuar tashmë 33 gola dhe ka dhënë 23 asiste në sezonin 2024/2025.

Salah dhe mundësia e largimit nga Liverpooli
Salah ka zbuluar se mendonte se ky mund të ishte sezoni i tij i fundit në Anfield. Këto janë fjalët e tij: “Mundësia që ky të ishte sezoni im i fundit te Liverpooli më dha dëshirën ta përballoja në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jepja gjithçka për të fituar titullin që ia kisha premtuar vetes. Mendova: klubi nuk do të më rinovojë kontratën? S’ka problem, le ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të dalim nga dera kryesore”.
Më në fund ai zbuloi se e kishte menduar vërtet largimin: “Pak e çuditshme, por po, ishte një mundësi. Po kalonim një sezon të jashtëzakonshëm dhe negociatat nuk ishin të lehta. Në fund gjithçka funksionoi: jemi kampionë dhe do të qëndroj edhe për dy sezone të tjera te Liverpool.”
B.T (Dosja.al)
Sport
11 May 2025, 12:30
SPANJE - Alexander Sorloth analizoi fitoren e ekipit të tij dhe katër golat që shënoi kundër Real Sociedad.
Golat:&nbs...
Sport
11 May 2025, 12:00
SPANJE - ‘El Clasico’ e fundit e sezonit luhet këtë pasdite në Montjuic (16:15). I katërti dhe ai që me sigu...
Sport
11 May 2025, 11:30
SPANJE - ‘El Clasico’ e fundit e vitit, por ndoshta edhe e fundit e karrierës së Carlo Ancelottit: thashethemet pë...
Sport
11 May 2025, 11:00
GJERMANI - Lidhja midis Bayern Munich dhe Thomas Muller përfundon me 750 paraqitje. Me 248 gola, 274 asiste dhe 33 trofe të fituara, përfshi...
Sport
11 May 2025, 10:30
ANGLI - Në nivelin e tretë anglez (Liga e Parë) po zhvillohen ndeshjet eliminatore për hyrje në Championship. Në ndeshjen midis Le...
Sport
11 May 2025, 09:56
SHBA - Interi dukej se e kishte rifituar formën e tij, pasi mposhti New York Red Bulls me rezultatin 4-1 javën e kaluar, disa ditë pasi...
Sport
11 May 2025, 09:30
ITALI - Como vazhdon të shikojë drejt së ardhmes. Duke filluar me atë se kush do të ulet në stolin e skuadrës. Como, në ...
Sport
11 May 2025, 09:00
GJERMANI - Dinosauri rishfaqet. Rënia nga kategoria shkaktoi një tërmet në fund të sezonit 2017-2018, kur klubi kishte përjetuar v...
Sport
11 May 2025, 08:40
ANGLI - Largimi i Casemiros nga Manchester United dukej i afërt këtë verë. Disa media angleze kanë pohuar se m...
Sport
11 May 2025, 08:30
FRANCE - Mason Greenwood është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe e dëshmoi këtë të shtunën në mbrëmje...