24 July 2023, 13:29
Nga DOSJA

SPANJE - Joana Sanz, ende bashkëshortja e Dani Alves, ka denoncuar në profilin e saj në Instagram se merr kërcënime të përditshme, shumë prej tyre edhe kërcënime me vdekje. E gjithë kjo për shkak të dëshirës së saj për t'u divorcuar nga futbollisti brazilian, i cili është në paraburgim, pasi u akuzohet për një sulm seksual në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor.
Për disa kohë dhe si rezultat i dëshirës së saj për t'u strehuar dhe izoluar nga të gjitha polemikat rreth bashkëshortit të saj, Joana Sanz u zhvendos në Madrid. E fokusuar në punën e saj, modelja nuk mund të vazhdojë të durojë kërcënimet e ashpra që merr çdo ditë, sidomos nga fansat e Dani Alves. Edhe familja e lojtarit e ka kritikuar atë në shumë raste.
Pa dyshim, 2023 është një nga vitet më të këqija në jetën e Joana Sanz, nëse jo më i keqi. Para se të ndodhte gjithçka lidhur me bashkëshortin e saj, Dani Alves, modelja e re spanjole humbi nënën në fillim të vitit. Nëna e Joana Sanz vdiq në janar, viktimë e kancerit.
Modelja edhe sot e kësaj dite është shumë e prekur nga humbja e nënës së saj, të cilën e kujton përditë. Ndonjëherë, ajo e tregon këtë kujtim në llogarinë e saj në Instagram, siç bëri disa minuta para se të raportonte kërcënimet e marra më së fundit me vdekje.

"Ti do të vdesësh, kurvë. Ne do të të gjejmë kudo, kurvë. Ti tallesh me burrin tend, pasi ai të kërkon falje, kurvë. Ne jemi të autorizuar të të vrasim."

Pa dyshim, këto janë mesazhe dhe kërcënime shumë të ashpra, që askush nuk ka të drejtë t'i marrë. Përveç kësaj, Joana Sanz shpreh keqardhjen e saj të madhe, kur këto mesazhe mbërrijnë në momente dobësie. “Të gjithë kemi ditë të dobëta, si sot, kur më mungon mamaja, dhe më duhet të lexoj këtë mut”,- tha modelja.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 July 2023, 12:40
JAPONI - PSG me siguri do të duhet të bëjë pa shërbimet e Lee Kang-in edhe në përballjen me Al-Nassr këtë të m...
Sport
24 July 2023, 12:20
ITALI - Laku po shtrëngohet rreth Leandro Paredes. Anëtar i pankinës, mesfushori argjentinas po kërkon një bazë të re, k...
Sport
24 July 2023, 12:00
SHBA - "Vinicius, Vinicius", disa nga 70.000 njerëzit që mbushën stadiumin “Rose Bowl” në orët e para të së...
Sport
24 July 2023, 11:40
JAPONI - Cristiano Ronaldo mori pjesë në konferencën e mirëseardhjes për Al-Nassr në turneun e tij në Japoni kët&eu...
Sport
24 July 2023, 11:20
ITALI - Ish-mesfushori legjendar italian Andrea Pirlo nuk është befasuar nga fuqia financiare e Arabisë Saudite dhe ka thënë se liga e ...
Sport
24 July 2023, 11:00
SHBA - Ishte një nga atraksionet në agimin e kësaj të hëne, por debutimi i Arda Güler do të duhet t&eum...
Sport
24 July 2023, 10:30
ANGLI - Që nga viti 2011, porta e “Old Trafford” ruhej nga David de Gea, por në moshën 32-vjeçare, spanjoli vendosi të la...
Sport
24 July 2023, 10:00
JAPONI - Luis Enrique dhe stafi i tij kanë sajuar një seancë dinamike, të parën në tokën japoneze këtë t&...
Sport
24 July 2023, 09:26
ITALI - Zlatan Ibrahimović (41) është një nga futbollistët më të famshëm në botë. Ai doli në pension...
Sport
24 July 2023, 09:02
SUEDI - Huliganizmi është bërë një problem i madh për Suedinë. Vitet e fundit problemet kanë ardhur duke u shtuar, ...