Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Këtë mesjavë dhe atë që vjen menjëherë më pas do të luhen ndeshjet e ‘play-off’-it të Champions, Europa dhe Conference League, ku nuk do të mungojnë klubet shqiptare në rolin e protagonisteve

ZVICER - Kompeticionet e UEFA po marrin gjithnjë e më shumë formë përpara fillimit të sezonit të ri. Këtë mesjavë dhe atë që vjen menjëherë më pas do të luhen ndeshjet e ‘play-off’-it të Champions, Europa dhe Conference League, ku nuk do të mungojnë klubet shqiptare në rolin e protagonisteve të cilat do të zbresin në fushë këtë të enjte.
Egnatia - Lillestrom
Egnatia, kampione e vendit po shkruan historinë këtë sezon teksa është kualifikuar për në playoffin e Europa League dhe nëse ajo do të eliminohet në këtë raund do të jetë në fazën e Ligës të Conference League për të kthyer një klub nga Shqipëria në një fazë grupesh të kompeticioneve të UEFA pas 9 vitesh.
Egnatia do të përballet në ‘play-off’ e Europa League me Lillestrom e drejtuar nga Hans Erik Odegaard, babai i kapitenit të Arsenalit dhe kampion i Premier League, Martin Odegaard. Egnatia vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pas fitores spektakolare me Shamrock 5-1 që përmbysi humbjen e ndeshjes së parë
Dinamo - Pafos
Tjetër klub nga Shqipëria që do të zbresë ditën e enjte në fushën e lojës është Dinamo e Ilir Dajës që e pret një përballje me Pafos në ‘play-off’-in e Conference League. Skuadra kryeqytetase vjen në raundin e ‘play-off’-it pasi arriti të eliminojë Auda duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 1-0 duke marrë një fitore spektakolare në sfidën e dytë 4-0. Dinamo City do të kërkojë që të vijojë aventurën evropiane jo vetëm për prestigjin në aspektin sportiv, por edhe për shpërblimet financiare.
Drita - Inter Club d’Escaldes
Klubi tjetër shqiptar që është në Conference League është Drita e Gjilanit, një skuadër që sezonin e kaluar në këtë kompeticion shkroi historinë teksa arriti të kalojë fazën e Liges, duke u kualifikuar për në ‘play-off’-in e kompeticionit duke iu afruar shumë 1/8 të finaleve.
Kampionët e Kosovës do të presin Inter Club d’Escaldes, fanella e të cilit ka të njëjtat ngjyra si Interi i Milanos. Skuadra nga Andorra që nga momenti kur fitoi titullin në vend në 2020, gjithnjë është eliminuar në raundet kualifikuese dhe këtë vit për herë të parë e sheh veten vetëm 1 raund larg fazës së Ligës së Conference League
Sigurisht që të tre kompeticionet e UEFA në këtë fazë ‘play-off’-i kanë edhe ndeshje të tjera shumë interesante
Fenerbahce - Lyon në Champions League
Romelu Lukaku është emri më i fundit i njohur që i është bashkuar Fenerbahçe, por sulmuesi belg ka të ngjarë që të mos jetë në fushë për përballjen me Lyonin e kësaj të marte në Stamboll, ai nuk ishte as në humbjen e së shtunës të Fenerbahçe ndaj Genclerbirligi 2-1.
Fenerbahçe këtë verë është përforcuar edhe me Mason Greenwood dhe Nathan Aké të cilët iu bashkuan emrave të tillë si Ederson, N’Golo Kanté dhe Marco Asensio. Nëse Fenerbahçe nuk e kalon Lyonin, që do të kërkojë të kualifikohet për në fazën e Ligës së Champions për herë të parë që nga 2019/20 kur arriti gjysmëfinalen, nuk do të ishte një start i mirë i etapës së katërt të Ismail Kartal në pankinën e Fenerbahçes
Celtic - LASK
Edhe përpara se të shihnin eliminimet e Rangers dhe Hearts në kualifikueset këtë verë, Celtic e di shumë mirë sesa të rrezikshme janë këto ndeshje playoffi. Kairat Almaty sezonin e kaluar e eliminoi skuadrën skoceze në këtë fazë me penallti pas dy ndeshjeve të mbyllura 0-0. Tani Celtic do të përballet me austriakët e LASK dhe do të duhet të bëjë pa Alex Oxlade-Chamberlain i skualifikuar me 3 ndeshje për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Besiktar në Conference League të 2023
Trabzonspor-Ferencvaros, Europa League
Dhe kthehemi sërish në Turqi dhe Europa League aty ku është rezervuar përballja mes Trabzonspor dhe Ferencvaros. Trabzonspori nuk do të ketë në dispozicion Ernest Muçi por do të ketë Mohamed Salah, blerja më e bujshme e kësaj skuadre në merkaton e kësaj vere, me egjiptianin që shkoi si futbollist i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Liverpool.
Por Ferencvarosi nuk i trembet aspak kësaj sfide teksa përpara pak ditësh zhvilloi një miqësore prestigji me Realin e Madridit në Budapest në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Edhe në radhët e hungarezëve ka një lojtar me të kaluar te Liverpooli si Salah dhe bëhet fjalë për Naby Keita. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë
Tromsø-Brighton, Conference League
Sussex është zyrtarisht në thatësirë por tifozët e Brightonit duhet te pajisen me xhaketa nëse do të udhëtojnë drejt klubit që është më në veri të Evropës. Tromso do të presë Brigtonit dhe në orën e startit të ndeshjes parashikohet një mot me reshje shiu dhe me temperaturë 13 gradë Celcius me qytetin e Tromso që është 200 milje larg Rrethit Arktik.
Skuadra e Jorgen Vik u eliminua në raundin e tretë të Europa League për të zbritur në këtë kompeticion dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë në përballjen me Brightonin.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Memphis Depay, i cili dukej afër largimit, do të vazhdojë aventurën e tij me Corinthians. Sulmuesi holandez ka arritur ...
EGJIPT - Një aksident padyshim i pazakontë për Hossam Hassanin, legjendën e futbollit egjiptian dhe trajnerin aktual të eki...
SENEGAL - Njoftimi u bë këtë të martë, pak pas orës 15:00. Federata Senegaleze e Futbollit njoftoi emrin e trajnerit të ri ...
ANGLI - Trajneri spanjol e përdori ndarjen e tij të dhimbshme nga ish-gruaja e tij Cristina Serra për t'u shpjeguar lojtarëve t&...
ITALI - "Misioni im është të jap gjithçka nga vetja dhe të ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë që të...
ANGLI - Një dokumentar me protagonist Pep Guardiolën rikthehet në disa momente që trajneri spanjol ndau me lojtarët e Cityt. Ndë...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-21 po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për një tjetër aventurë t&e...
ITALI - Tensionet janë tashmë të larta te Lazio pas eliminimit tronditës nga Kupa e Italisë në raundin e 1/16 ndaj Man...
ITALI - Diego Moreira është gati të bëhet lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi-mesfushori i lindur në vitin 2004 vjen nga St...
ITALI - Yael Trepy, sulmuesi i Cagliarit, i cili gati u mbyt në një pishinë në Porto Cervo dje, mbetet në kujdes intensiv në Spi...