26 April 2023, 17:04
Nga DOSJA
TIRANE - Mediat shqiptare raportojnë, se një nga klubet e shquara angleze do të hapë një akademi futbolli në Durrës, duke aluduar se bëhet fjalë për kampionët anglezë të Manchester City. Ato shtojnë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Anglisë për ta finalizuar marrëveshjen me gjigantin anglez.
Ndërkaq, kur Kryeministri Rama u pyet se a është skuadër angleze ajo që do ta ndërtojë akademinë dhe shkollën e futbollit në Durrës, ai refuzoi të përmend emra, por tha se është një nga skuadrat më të mëdha të botës.
“Do ta them në momentin që do ta firmosim, sepse akoma nuk e besoj dot që do ta firmosim këtë marrëveshje. Dhe në qoftë se doni të bëni hamendje, keni deri sot në mbrëmje, mundësinë që të hyni në garë, ta bëni domethënë atë hamendjen tuaj.
Do të bëjmë një short pastaj edhe 11 bluza të lojtarëve të preferuar të asaj skuadre, kush do të fitojë nga shorti, do t’i marrë të firmosura me dedikim, me emër, nga filani apo nga filani, kështu që është një nga skuadrat më të mëdha të botës, kjo nuk diskutohet”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Anglisë, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi, gjë që e bën më të besueshëm hamendësimin, se bëhet fjalë për ta përmbyllur marrëveshjen me Manchester Cityn.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 April 2023, 16:59
ANGLI - David De Gea më në fund ka pranuar një ulje page dhe është gati të nënshkruajë një kontratë të re...
Sport
26 April 2023, 16:50
ANGLI - Në shkurt, Tottenham ishte në top katërshen e Premier League dhe po luante në fazën eliminatore të Cha...
Sport
26 April 2023, 16:42
ANGLI - Manchester City është tashmë në distancë të frymëmarrjes ndaj Arsenalit (21:00), në -5 pikë dhe me dy ndesh...
Sport
26 April 2023, 16:33
ANGLI - Manchester City pret Arsenalin në “Etihad” të mërkurën mbrëma (21:00) në një ndeshje ...
Sport
26 April 2023, 16:16
SPANJE - Kthimi i Lionel Messit në “Camp Nou” është tani prioriteti numër 1 i Barcelonës përpara sezoni...
Sport
26 April 2023, 15:51
ANGLI - Jurgen Klopp po paralajmëron Liverpoolin për gabimet e bëra dhe dëshiron që lojtarët e tij të kthehen nga pushimet "s...
Sport
26 April 2023, 15:38
SPANJE - Tetorin e kaluar, Iker Casillas shkoi përpara me një postim në Twitter, në të cilin deklaroi se ishte homoseksual. ...
Sport
26 April 2023, 15:23
ANGLI - Chelsea është një... frymë larg punësimit të Mauricio Pochettino! Pas një procesi ekspres, që nisi me shkar...
Sport
26 April 2023, 15:04
GJERMANI - Fortuna Dusseldorf ka hartuar një plan, ndonëse nuk e ka prezantuar zyrtarisht, ku synon që nga sezoni i ardhshëm të ofroj&e...
Sport
26 April 2023, 12:51
ITALI - Paulo Dybala ka kujtuar kohën kur luante përkrah Cristiano Ronaldos te Juventusi, në një intervistë për 'La Gazzetta dello...