23 July 2023, 10:30
Nga DOSJA

SHBA - Lionel Messi ka shkaktuar bujë në mesin e tifozëve të MLS, që kur u njoftua për ardhjen e tij në Inter Miami. Sytë e miliona njerëzve janë tek ai, duke ndjekur çdo veprim të tij.
Dhe brenda klubit të David Beckham, ai nuk mund të kishte një pritje më të mirë, pasi bashkëlojtarët e tij janë të lumtur që luajnë përkrah një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit.
Por ka në veçanti një futbollist, i cili duket se është bërë hija e yllit argjentinas, sipas “TUDN”. Ky është venezueliani Josef Martínez, i cili ka qenë në krah të ish-lojtarit të Barcelonës që në stërvitjen e parë.
Edhe para debutimit të Messit në ndeshjen ndërmjet Inter Miami dhe Cruz Azul, lojtari 30-vjeçar dhe Leo kaluan një kohë të këndshme në stolin e rezervave, duke ndarë të qeshura dhe humor të mirë.
Në disa imazhe të kapura para se kampioni i botës në Katar 2022, që do të debutonte me Inter Miami, Josef dhe Leo shihen së bashku dhe befas, venezueliani lëviz sediljen përballë, në mënyrë që argjentinasi ta shikonte ndeshjen pa probleme.
Veprimi befason dhe gjeneron një buzëqeshje te Messi, më vonë ata vazhdojnë të flasin dhe të qeshin këndshëm.
Kush është Josef Matinez, “hija” e Leo Messit te Inter Miami? Sulmuesi venezuelian iu bashkua Inter Miami në fillim të vitit. “TUDN” thekson se ai është një nga futbollistët më të rëndësishëm në MLS në vitet e fundit . Ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe MVP të ligës në vitin 2018, kur ishte anëtar i Atlanta United FC, nën drejtimin e Gerardo “Tata” Martinos, me të cilin ishte kampion.
Në MLS ai ka qenë vetëm në Inter Miami, Atlanta United FC. Më parë ka luajtur për Torinon në Itali, për skuadrat suedeze FC Thun dhe Young Boys. Dhe ai bëri debutimin e tij profesional në 2010 me Caracas FC, nga vendi i tij i lindjes.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 July 2023, 10:00
AUSTRALI - Kupa e Botës për femra, që po zhvillohet në Australi / Zelanda e Re 2023, filloi me emocione të mëdha, por ...
Sport
23 July 2023, 09:30
ANGLI - Harry Kane është shumë i sjellshëm gjatë këtij afati kalimtar. I joshur fillimisht nga Manchester United dhe Real Mad...
Sport
23 July 2023, 09:00
SPANJE - E etur për të vazhduar dhe mbajtur të hapur dritaren e saj të transferimeve, pas Íñigo Martinez, Ilkay Gündogan ...
Sport
23 July 2023, 08:30
ANGLI - Liverpool po kthen një faqe në historinë e tij. Verën e kaluar, “Reds” i kishin thënë lamtumirë Sadi...
Sport
23 July 2023, 08:00
SHBA - Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës, e planifikuar për në orën 4.30 (me orën italiane) të dielën ...
Sport
22 July 2023, 22:50
ARGJENTINE - Gazetari Jorge Lanata në emisionin e tij “Radio Mitre ”theksoi se disa burime pranë bashkëshortes së Mauro Ica...
Sport
22 July 2023, 22:42
SHBA - Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një projekt që kërkonte vite fermentim dhe përgatitje. Një projekt pë...
Sport
22 July 2023, 21:58
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, shpreson që “Qytetarët” të shënojnë një tjetër paraqitje t&...
Sport
22 July 2023, 20:15
ANGLI - Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të ligave të ulëta në Angli, Gateshead dhe Dunston, u ndërpre për shkak të nj&...
Sport
22 July 2023, 19:52
TIRANE - Ky lajm është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili bën me dije përmes rrjeteve sociale, se atle...