Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
“Nëse çështja Alvarez nuk zhbllokohet, ideja e Barcelonës është që të ofrojë 100 milionë euro për Lautaro Martinez”

SPANJE - Dëgjohen sërish sirenat spanjole për Lautaro Martinez. Sipas asaj që publikohet në Spanjë dhe Argjentinë, Barcelona ka hedhur sërish sytë nga kapiteni i Interit. Klubi katalanas është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kjo nuk është diçka e re, ashtu sikurse nuk është diçka e re as vlerësimi për sulmuesin zikaltër.
Sipas TNT Sport në Argjentinë, pas refuzimit kategorik të Atletico Madrid për Julian Alvarez, kampionët e Spanjës e spostuan vëmendjen e tyre pikërisht te Lautaro Martinez.
“Nëse çështja Alvarez nuk zhbllokohet, ideja e Barcelonës është që të ofrojë 100 milionë euro për Lautaro Martinez, - deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino, një linjë që ka gjetur mbështetje edhe në Spanjë ku thuhes se Hansi Flick ka bërë kërkesën për sulmuesin argjentinas.
Barcelona e tentoi Lautaro Martinez edhe në verën e vitit 2020 për të zëvendësuar Luis Suarez. Ai që garantoi për sulmuesin e Interit ishte as më shumë e as më pak, por vetë Lionel Messi. ‘Pleshti’ nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin dhe sintoninë në fushë me Lautaro Martinez dhe e shihte si zëvendësuesin ideal të uruguajanit në atë kohë.
“Lautaro Martinez është një sulmues impresionues, sidomos sepse mendoj sepse është shumë i kompletuar; është i fortë, driblon mirë, shënon, di të mbrojë topin,”- ishin fjalët e Lionel Messit. Por në atë kohë Interi e Barcelona nuk e mbyllën këtë operacion pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës ishte shumë e madhe.
Tani pas 6 vitesh, Lautaro Martinez është epiqendra e Interit; është kapiteni, një prej goleadorëve më të mirë në historinë e klubit, një element i domosdoshëm për zikaltrit. Për këtë arsye një transferim i tij në Spanjë kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga mbyllja e merkatos së verës duket e pamundur.
Për të ngritur dyshime te drejtuesit e Interit do të duhej një ofertë që tejkalon parametrat e merkatos (më shumë se 100 milionë euro) si për klubin ashtu edhe për futbollistin. “Do të shihemi të shtunën,”- ishte mesazhi më i fundit i Lautaro Martinez në Instagram që duket se për momentin nuk është aspak i tunduar nga sirenat blaugrana.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Pas fitores 2-1 ndaj Al Ahlyt në Trofeun Joan Gamper, Deco foli për merkaton e Barcelonës dhe konfirmoi se klubi nuk e ka mbyllur ende...
SHBA - Leo Messi është kthyer te goli në kampionatin amerikan të futbollit MSL. Sulmuesi argjentinas shënoi në ndeshjen mes Inte...
TIRANE - Kjo e enjte është dita e Egnatias dhe Dinamos, dy skuadrave shqiptare që po kërkojnë të shkojnë sa më larg n&...
Lojtarët e Bordeaux kanë marrë pagat e tyre të korrikut FRANCE - Të shtunën e kaluar, në Chauray, pas ndeshjes miqë...
ITALI - Pasi shpenzoi mbi 100 milionë euro, Juventusi tani po mendon kryesisht për shpenzimet. Do të ketë nevojë për disa largim...
GJERMANI - "Është një tragjedi, veçanërisht për Jamal Musiala", tha presidenti i nderi i Bayern Munich, Uli Hoeness, p&eu...
ITALI - Pas vizitave mjekësore dhe nënshkrimit, marrëveshja e Diego Moreiras me AC Milan u finalizua brenda 72 orëve. Rossonerët njof...
SPANJE - Camp Nou shpërtheu kur Rodri hyri në fushë. Mesfushori spanjoll, fitues i Kupës së Botës këtë verë ...
Raphinha shënoi golin e dytë të FC Barcelona-s të mërkurën në mbrëmje SPANJE - FC Barcelona ngriti një trofe v...
Kang-in Lee pas golit të tij të parë, në ndeshjen e tij të parë zyrtare me Atlético Madrid. SPANJE - Në vetë...