Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...

ITALI - Lajm i keq për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti. Kenan Yildiz do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e majtë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Frosinones.
Në debutimin e kampionatit në stadiumin “Stirpe”, sulmuesi turk mori një goditje në këmbë që fillimisht nuk dukej serioze. Megjithatë, ekzaminimet e mëvonshme ngritën dyshimet për frakturë të metatarsit të pestë të këmbës së majtë.
Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë orëve të fundit, Yildiz dhe drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që lojtari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi dhe data e operacionit.
Sipas vlerësimeve paraprake, Yildiz pritet të qëndrojë jashtë fushave rreth tre muaj. Nëse rikuperimi zgjat 8-10 javë, Yildiz mund të mungojë në rreth 10 ndeshje të Serie A. Konkretisht ndaj Parmës, Milanit, Sassuolos, Atalantës, Cagliarit, Lazios, Lecces, Genoas, Napolit dhe Fiorentinës. Sulmuesi turk pritet gjithashtu të humbasë ndeshjet e para të Juventusit në Europa League.
Në mungesë të tij, Spalletti aktualisht mund të llogarisë te Alajbegovic dhe Boga për të mbuluar pozicionin e Yildiz. Juventusi madje mund të vendosë të mos e përfshijë turkun në listën e UEFA-s për fazën e parë të Europa League, në varësi të ecurisë së rikuperimit dhe lëvizjeve të klubit në merkato.
Ky dëmtim nuk lidhet me problemin fizik që e kishte shqetësuar Yildiz gjatë muajve të kaluar. Sulmuesi turk kishte vuajtur më herët nga tendinopatia në gjurin e majtë, problem që kishte ndikuar edhe në paraqitjet e tij. Pas disa javësh pushim gjatë verës, gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar, por goditja e fundit ka sjellë një tjetër shqetësim të madh për Juventusin.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Mesfushori i Kombëtares kuqezi Kristjan Asllani, pjesë e Interit dhe i lindur në vitin 2002, është shumë pranë nj&e...
ITALI - Javier Zanetti, Esteban Cambiasso dhe Javier Pastore, kanë dalë në mbështetje të Gianni Infantinos, duke nënsh...
ITALI - Como e ka seriozisht Moise Kean. Klubi nga Laria i ka paraqitur Fiorentinës një ofertë të re për sulmuesin e komb&e...
GJERMANI - Bayern Munich po planifikon të negociojë një zgjatje të kontratës për qendërsulmuesin 31-vjeçar Harr...
FRANCE - Rreziqet nuk do të jenë vetëm sportive dhe financiare këtë të mërkurë në mbrëmje në Déc...
ITALI - Këto janë ditë vendimtare, nëse jo orë, për mbërritjen e Frank Kessie te Juventusi. Ndërsa pres...
GJERMANI - Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes përfundimtare, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, Leipzig do të paguajë...
ANGLI - Tre ditë pasi i mposhtën në ligë (1-0), Leeds e mposhti përsëri Forestin, këtë herë në Kup...
AUSTRI - AUSTRI - Çlirimi erdhi vonë, por çfarë suksesi i bukur ishte. Me këmbën e djathtë, nga rreth pesëmbë...
NORVEGJI - Pas surprizës së Sabah më herët gjatë mbrëmjes, favoritët i përmbushën pritjet të martën. B...