23 June 2026, 08:00
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Makthi për Lionel Messin dhe familjen e tij ka marrë fund! Gazetari Ángel de Brito ka konfirmuar se babai i yllit argjentinas, Jorge Messi, ka marrë lejen mjekësore dhe ka lënë spitalin.
Ky lajm i mirë shpjegon më në fund lotët e Leo Messit pas golit ndaj Algjerisë, kur kapiteni pranoi se po kalonte “ditë të vështira” jashtë futbollit. E vërteta është se Jorge ishte i shtruar në Spitalin Spanjol të Rosarios për t’u trajtuar nga një sëmundje, i shoqëruar vazhdimisht nga bashkëshortja e tij, Celia.
Situata u përkeqësua ditët e fundit nga një skandal i vërtetë mediatik. Prezantuesja Florencia Peña njoftoi gabimisht vdekjen e tij live në emision, një lajm i rremë që detyroi familjen Messi të reagonte ashpër, duke dënuar spekulimet për një çështje rreptësisht private.
Gjithsesi, e gjithë kjo dramë u mbyll me humor. Gjatë emisionit, gazetari De Brito zbuloi se komunikoi me nënën e Messit, e cila i tregoi se Jorge po e ndiqte lajmin drejtpërdrejt nga spitali dhe kishte thënë duke qeshur: “Ç’rrëmujë bëra!”.
Tashmë që shëndeti i tij është përmirësuar, shpresat janë që Jorge t’i bashkohet shumë shpejt Leos në SHBA për të ndjekur pjesën e mbetur të Kampionatit Botëror.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 June 2026, 07:30
SHBA - Ishte një moment i vogël në histori. Kombëtarja franceze do ta kujtojë përgjithmonë ndeshjen e dytë të faz...
Sport
23 June 2026, 04:35
SHBA - Duke folur në një konferencë për shtyp, Declan Rice veçoi dy lojtarët, që sipas tij kanë lënë gjurm...
Sport
23 June 2026, 04:21
Erling Haaland e udhëhoqi Norvegjinë për në raundin e 32-sheve në Kupën e Botës
SHBA - Erling Haaland padyshim që p...
Sport
23 June 2026, 04:07
SHBA - Këta të dy kanë vendosur ta vazhdojnë rivalitetin. Vetëm disa orë pasi Lionel Messi e zgjeroi rekordin e tij të...
Sport
23 June 2026, 03:47
SHBA - Pas Meksikës, SHBA-së, Gjermanisë dhe Argjentinës, Franca është bërë vendi i pestë që zyrtarisht...
Sport
23 June 2026, 00:13
SHBA - Tre orë pas paralajmërimit të parë për stuhi, një i dytë u lëshua të hënën në mbrë...
Sport
22 June 2026, 22:32
TURQI - Pavarësisht dy humbjeve në dy ndeshje - të cilat i kushtuan ekipit kombëtar eliminimin nga faza e grupeve - Federata Turke e Futbo...
Sport
22 June 2026, 22:21
ANGLI - "Urime Jeremy Doku dhe familjes së tij për lindjen e fëmijës së tyre të parë, Praise. Me miratimin e gruas së ...
Sport
22 June 2026, 22:10
SHBA - Dukej sikur do të shënonte një penallti në minutën e 5-të, por Leo Messi papritur e humbi. Ai gjuajti jash...
Sport
22 June 2026, 21:20
SHBA - Argjentina i bashkohet ekipeve të kualifikuar në 32-she të Kupës së Botës 2026: në Dallas, Albiceleste mposhti ...