23 June 2026, 03:47
Nga DOSJA

SHBA - Pas Meksikës, SHBA-së, Gjermanisë dhe Argjentinës, Franca është bërë vendi i pestë që zyrtarisht është kualifikuar në raundin e 32-shes së Kupës së Botës 2026.
'Blutë' e Didier Deschamps e arritën këtë sukses, pasi mposhtën 3-0 Irakun në ndeshjen e dytë të Grupit I, në një sfidë që zgjati katër orë.
Dueli fillimisht nisi në orën 23:00 të datës 22 qershor, por pas fundit të pjesës së parë (1-0) skuadrat u rikthyen në fushë me dy orë vonesë. Shkaktar për këtë ndërprerje të gjatë u bë moti i keq me stuhi shiu, rrufe dhe bubullima që përfshiu Philadelphian.
Pas dy orësh ndërprerje dhe frikës për pezullimin përfundimtar të ndeshjes, dy skuadrat u rikthyen në fushë dhe luajtën 45 minutat e dyta.
Pjesa e parë e takimit ishte mbyllur 1-0, pas golit të Mbappe (14’). Në nisje të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 54-t, Dembele u tregua altruist më shumë sesa duhet duke pasuar për Mbappe, me këtë të fundit që shënoi dopietën personale dhe golin e dytë të ndeshjes.
Në vijimin, Olise pa të lirë në zonë Dembele, teksa 'Topi i Artë' nuk falet dhe me të djathtën shënoi golin e tretë për Francën dhe vulosur kualifikimin e ‘Bluve’ për në 32-shen e Kupës së Botës. Pas dy ndeshjesh, Franca kryeson grupin me gjashtë pikë, ndjekur nga Norvegjia...
Kylian Mbappe 100 ndeshje për Francën - Në pjesëmarrjen e tij të tretë në një Kupë Bote, Mbappe e ka çuar në 16 numrin e golave të shënuar në kompeticionin më të madh për kombëtaret.
Ai ka barazuar legjendën gjermane Miroslav Klose, ndërsa para tij është vetëm Lionel Messi me 18 gola të shënuar në Kupat e Botës. Për Mbappe ndeshja kundër Irakut ishte e 100-ta me fanelën e Francës, ku ka realizuar 60 gola.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 June 2026, 00:13
SHBA - Tre orë pas paralajmërimit të parë për stuhi, një i dytë u lëshua të hënën në mbrë...
Sport
22 June 2026, 22:32
TURQI - Pavarësisht dy humbjeve në dy ndeshje - të cilat i kushtuan ekipit kombëtar eliminimin nga faza e grupeve - Federata Turke e Futbo...
Sport
22 June 2026, 22:21
ANGLI - "Urime Jeremy Doku dhe familjes së tij për lindjen e fëmijës së tyre të parë, Praise. Me miratimin e gruas së ...
Sport
22 June 2026, 22:10
SHBA - Dukej sikur do të shënonte një penallti në minutën e 5-të, por Leo Messi papritur e humbi. Ai gjuajti jash...
Sport
22 June 2026, 21:20
SHBA - Argjentina i bashkohet ekipeve të kualifikuar në 32-she të Kupës së Botës 2026: në Dallas, Albiceleste mposhti ...
Sport
22 June 2026, 18:28
ANGLI - Manchester United ka ndërmarrë një hap vendimtar drejt ëndrrës së tij gjigante… ndërtimin e një stadium...
Sport
22 June 2026, 18:15
Katia García, gjyqtare meksikane e FIFA-s
MEKSIKE - Gjyqtarja meksikane Katia García do të gjykojë ndeshjen e Grupit F të s&eu...
Sport
22 June 2026, 17:47
SHBA - Prifti tradicional, Nana Kwaku Bonsam, ka shkaktuar polemika pasi pretendon se e ka mallkuar sulmuesin e Anglisë, Harry Kane, përpara ndeshje...
Sport
22 June 2026, 17:28
ARGJENTINE - Leo Messi vazhdon të thyejë rekorde, por këtë herë jo me gola apo trofe. Në Argjentinë është inaugur...
Sport
22 June 2026, 17:06
SHBA - Fernando Muslera, kapiteni 40-vjeçar i Uruguajit e rriti numrin e paraqitjeve në Kupën e Botës në 18, duke u barazuar me Taf...