8 November 2023, 11:41
Nga DOSJA

ITALI - Natë e madhe evropiane për Milanin, i cili pas një faze në grupe deri tani jo të mirë, mundi PSG-në në San Siro dhe u rikthye në garën për kualifikimin për në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë fituan me një përmbysje 2-1 ndaj skuadrës pariziene dhe tani synojnë të marrin rezultat ndaj Borussia Dortmund dhe Newcastle.
Dy skuadrat bënë një shfaqje të shkëlqyer në fushë, por tifozët nuk u përmbajtën në tribuna. Rëndësia e ndeshjes dhe pritshmëria e madhe edhe për lojtarin e ditës së ndeshjes, Gianluigi Donnarumma, solli pjesëmarrjen e madhe dhe të ardhura të shumta për këtë ndeshje. Nga biletat u fituan 7.7 milionë euro, duke e vendosur këtë ndeshje në top 10-shen e fitimeve të të gjitha kohërave.
Derbet e kampioantit dhe Ligës së Kampionëve janë gjithmonë në krye. Derbi i Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar ndërmjet Interit dhe Milanit mbetet qartësisht në krye, i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së turneut. Ndeshja regjistroi të ardhura bruto prej mbi 12.5 milionë euro. Pason një tjetër derbi i Ligës së Kampionëve, këtë herë me AC Milan si mikpritës, i cili grumbulloi pak më shumë se 10.4 milionë euro.

Në podium është një tjetër ndeshje nga edicioni i fundit i Champions League, ai mes Milanit dhe Tottenhamit: kuqezinjtë fituan 9.1 milionë euro me atë rast. Pesë vendet e para janë zënë nga ndeshjet e edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, me nëntë nga dhjetë ndeshjet në top 10 të lidhura të gjitha me këtë kompeticion.
Të gjitha ndeshjet në renditje janë luajtur në San Siro dhe aktualisht, për të hyrë në këtë renditje, një ndeshje duhet të kalojë afërsisht 6.6 milionë eurot e arkëtuara nga një ndeshje Inter-Juventus në vitin 2019. Milan-PSG, me 7.7 milionë euro, u rendit në vendin e shtatë sa i përket fitimeve nga biletat.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 November 2023, 11:32
SPANJE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, është shpallur “Lojtari më i mirë” në La Li...
Sport
8 November 2023, 10:53
KATAR - Khalid Mohammed, një lojtar i Al Duhail, dhe ndërkombëtari portugez Otávio patën një mosmarrëveshje që u shn...
Sport
8 November 2023, 10:28
GJERMANI - Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund, ka ndjekur pjesën tjetër të drejtuesve të klubit dhe ka mbrojtur trajneri...
Sport
8 November 2023, 10:14
ANGLI - Didier Drogba , prezantuesi i galasë së fundit të “Topit të Artë” që Leo Messi e fitoi së...
Sport
8 November 2023, 10:00
GJERMANI - Xavi Simons, talenti që u largua falas nga akademia e të rinjve të FC Barcelona në 2019, për të nënshk...
Sport
8 November 2023, 09:42
SPANJE - Në kohërat e aftësisë paguese ekonomike dhe përsosmërisë së futbollit, një pengesë evropiane nga ...
Sport
8 November 2023, 09:30
SPANJE - Goditja në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos ka lënë një shije të keqe në gojë dhe Real Madridi...
Sport
8 November 2023, 09:00
ARABIA SAUDITE - Nuno Espirito Santo nuk është më trajner i Al-Ittihad. Klubi saudit, i cili ka mbetur pesë ndeshje pa fitore, ka njo...
Sport
8 November 2023, 08:30
ITALI - Ndeshja e Champions League mes AC Milan dhe PSG, kishte në tribunat e “San Siros” edhe dy tifozë specialë Thierry Henry edh...
Sport
8 November 2023, 08:00
SPANJE - Një mbrëmje e mrekullueshme për Antoine Griezmann dhe Atlético Madrid. ‘Bardhekuqtë’ zotëruan leht&...