Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Milani i rikthehet sukeseve, fiton me përmbysje ndaj Cagliarit!
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore nga 6 ndeshje në këtë sezon dhe deri më tani të vetmen humbje kanë atë të derbit me Interin.
27 September 2023, 20:44Nga DOSJA
ITALI - Sukses i rëndësishëm për Milanin. Kuqezinjtë arritën të përmbyin nga 1-0 në 1-3 në fushën e Cagliarit ndeshjen me vendasit. Pas një fillimi të shkëlqyer për kuqezinjtë, Sardenjët e thyen ngërçin në minutën e 29-të me Luvumbo.
Skuadra e Piolit e kompenson menjëherë, me gëzimin e parë nga Okafor në minutën e 40-të duke rikthyer barazpeshën në fushë.
Ndërkohë përpara mbylljes së 45 minutave të para, në shtesën e kësaj pjese është Fikajo Tomori që shënon golin e dytë për kuqezinjtë duke shkuar në dhomat e zhveshjes i qetë.
Në pjesën e dytë skuadra e Piolit arriti të shënojë edhe golin e tretë për të mbyllur çështjen e rezultatit dhe të fitores me një gol nga distanca për Loftus-Cheek, goli i tij i parë nën ngjyrat kuqezi.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore nga 6 ndeshje në këtë sezon dhe deri më tani të vetmen humbje kanë atë të derbit me Interin.