4 September 2022, 17:55
Nga DOSJA

ITALI- Informacione, paralajmërime dhe ndalime. Liverpool ka nxjerrë rregullat për tifozët në kuadër të ndeshjes në transfertë ndaj Napolit që do të luhet ditën e mërkurë. Ka shumë frikë për rendin publik nga ana e klubit anglez, e cila kërkon nga tifozët e saj që të bëjnë kujdesin maksimal: asnjë automjet privat për të shkuar në stadium.
Deklarata e Liverpool për tifozët: "Në interes të sigurisë personale, tifozët këshillohen fuqimisht të MOS shkojnë vetëm në stadium. Të gjithë tifozët duhet të takohen në pikën e caktuar të takimit. Terminali i Marina di Napoli, i vendosur në Maschio Angioino, Stazione Marittima, 80133 në orën 16:00 të së mërkurës 7 shtator, ku autobusët do t'i shoqërojnë ata për në stadium.
Tifozëve që përdorin autobusët u kërkohet të tregojnë biletën dhe identifikimin me një emër që korrespondon me atë në biletë. Karta e identitetit duhet të jetë në formën e një pasaporte origjinale ose leje drejtimi me foto - fotokopjet nuk do të pranohen. Emri në leje drejtimi duhet të jetë i njëjtë me atë të pasaportës”.
Liverpool kujton: “Çdo tifoz me një biletë jo në emrin e tij nuk do të mund të shkojë në stadium. Pasi është krim sipas legjislacionit kombëtar italian të tentosh të hysh në fushë me biletë pa vulë”. Klubi shpjegon: “Sigurohuni që të kujdeseni për biletën tuaj elektronike pasi nuk do të ketë mundësi për të ribotuar ose lëshuar bileta ndërsa jeni në Napoli.
Ne e vlerësojmë faktin që disa fansa duan ta bëjnë këtë udhëtim një mundësi. Megjithatë, ftojmë tifozët që të mos shkojnë vetëm nëpër qytet ose të mos veshin ngjyrat e klubit gjatë qëndrimit të tyre në Napoli”.
E.Ç (Dosja.al)
liverpool napoli
Sport
4 September 2022, 17:41
ITALI- Në 5 ditë Inter pësoi 8 gola ndaj kundërshtarëve. Objektivisht janë shumë për një klub që ka qël...
Sport
4 September 2022, 17:24
HOLANDË- Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës në raundin e 15-të të Formula 1. Një garë e menaxhuar m...
Sport
4 September 2022, 17:10
SHQIPËRI- Partizani vazhdon të kalojë një moment fantastik në Kategorinë Superiore. Pas tri javësh kampionat, skuadra kryeq...
Sport
4 September 2022, 17:02
DURRËS- Teuta shkarkon Reanato Arapin si trajner në këtë fillim sezoni. Në tre javët e para, klubi durrsak ka marrë vet&eum...
Sport
4 September 2022, 16:08
TALI - Është Ducati i Francesco Bagnaia që fitoi GP të San Marinos në Misano, raundi i katërmbëdhjetë i Kamp...
Sport
4 September 2022, 12:17
ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, vuri në dukje sërish Cristiano Ronaldon, duke lënë të kuptohet se portugez 37-vje...
Sport
4 September 2022, 11:40
SPANJE - Vetëm katër ndeshje i kanë mjaftuar Barcelonës për të treguar se është një ekip vdekjepru...
Sport
4 September 2022, 10:48
ITALI - Juventusi është në pritje të testeve mjekësore, të cilave do t'i nënshtrohet Ángel Di María,&nbs...
Sport
4 September 2022, 10:19
ITALI - Tre fitore dhe një barazim, gjashtë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Ky është ‘rekordi&...
Sport
4 September 2022, 10:08
GJERMANI - Mesfushori sulmues Dani Olmo është në rrezik për praninë e tij në Botërorin 2022 me kombëtaren e Spanjë...