LIVE UPDATES
Sport

Napoli tani 'shekullor', shpreson ta festojë jubileun e 100-vjetorit me një tjetër titull…

Që nga Scudetto e tretë, presidenti Aurelio De Laurentiis hyri në “Olimp” dhe u futur përfundimisht në zemrat e popullit “Azzur” dhe në historinë e klubit si një figurë qendrore…

2 January 2026, 17:58 Nga DOSJA

Napoli tani 'shekullor', shpreson ta festojë jubileun e

ITALI - Kanë kaluar 21 vite që kur Aurelio De Laurentiis bleu Napolin, 21 vjet të shënuara nga suksese, dështime, gëzime dhe zhgënjime. Më 6 shtator 2004, De Laurentiis bleu Napolin për rreth 31 milionë euro, duke e shpëtuar klubin nga falimentimi.

Ai mori praktikisht një skuadër nga hiçi, një klub, një stadium, një tifozëri dhe një qytet të tërë, duke i rikthyer në majën e futbollit italian përmes pasionit, largpamësisë, vendosmërisë, fitimeve kapitale dhe të ardhurave milionëshe pa financime të jashtme, këmbënguljes dhe investimeve të mëdha.

Duke nisur nga Serie C1, ai arriti të fitojë shtatë trofe në krye të klubit. Në fund të vitit të parë nga dy sezonet e Luciano Spallettit, marrëdhënia e tij me tifozët dukej se kishte arritur një pikë pa kthim, për shkak të raporteve të tensionuara me qytetin dhe vendimeve të papëlqyera në merkato.

Por që nga Scudetto e tretë e tutje, ai hyri drejtpërdrejt në “Olimp” dhe u futur përfundimisht në zemrat e popullit “Azzur” dhe në historinë e klubit si një figurë qendrore.

Pas sukseseve të para që i dhanë qytetit shijen e fitores, si Kupa e Italisë me Walter Mazzarrin dhe Superkupa e Italisë me Rafa Benitezin, erdhën triumfet më të mëdha. Dy Scudetto në tri vitet e fundit. Fillimisht me Spallettin, më pas me Antonio Conten, ky i fundit arriti edhe pak javë më parë të fitonte edhe Superkupën e Italisë ndaj Bolognas në finale.

Nga Serie C në Serie A

Në javët pas falimentimit, Aurelio De Laurentiis mori drejtimin e klubit dhe e regjistroi Napolin në kampionatin 2004-2005 të Serie C1. Në sezonin 2006-2007, me Edoardo Rejan në stol, “Azzurrët” u rikthyen në Serie A pas gjashtë vitesh mungesë, falë ndeshjes vendimtare ndaj Genoas në stadiumin “Ferraris”.

Më 10 qershor 2007, Napoli dhe Genoa u rikthyen së bashku në elitë. Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi 0-0, rezultat që i dha të dyja ekipeve ngjitjen matematikore.

Ishte fillimi i një rruge të re, një rilindje e vërtetë, që pa lojtarë si Marek Hamsik dhe Ezequiel Lavezzi të shndërroheshin në heronjtë e rinj të popullit napolitan.

Konsolidimi në Serie A

Me ardhjen e Walter Mazzarrit në stol, Napoli u rikthye në nivelet më të larta. Në sezonin 2010-2011, skuadra u rikthye në Ligën e Kampionëve pas 21 vitesh mungesë, ndërsa në sezonin 2011-2012 fitoi Kupën e katërt të Italisë në historinë e klubit. Në arenën evropiane, “Azzurrët” dhuruan disa ndeshje spektakolare, përfshirë fitoret ndaj Manchester Cityt të Yaya Toures dhe Chelseat të Didier Drogbas në fazën me eliminim direkt.

Në sezonin 2012-2013, Napoli përfundoi i dyti në kampionat, i udhëhequr nga një Edinson Cavani i jashtëzakonshëm, golashënuesi më i mirë i Serie A atë sezon. Hamsik, Lavezzi dhe Cavani formuan treshen legjendare të quajtur “Tenorët Azzur”.

Benitez dhe Sarrismo

Sezoni pasues shënoi vazhdimin e rritjes së klubit dhe nisjen e procesit të ndërkombëtarizimit, me emërimin e Rafa Benitezit, ish-trajnerit të Liverpoolit. Fitues i Ligës së Kampionëve me “The Reds”, Benitezi i dhuroi Napolit Kupën e pestë të Italisë në sezonin 2013-2014 dhe Superkupën e dytë të Italisë. Ai solli në Napoli lojtarë të nivelit evropian si Gonzalo Higuain, Raul Albiol dhe Jose Callejon nga Real Madridi.

Në vitin 2013, Napoli zhvilloi një fazë të shkëlqyer të grupeve në Ligën e Kampionëve, me katër fitore në gjashtë ndeshje ndaj Borussia Dortmundit dhe Arsenalit, por për shkak të renditjes së veçantë dhe barazimit me pikë me anglezët dhe gjermanët, nuk arriti të kualifikohej më tej.

Një arritje që u ndje si tallje

Së bashku me tre lojtarët nga Real Madridi, në portë erdhi Pepe Reina, ndërsa nga PSV u transferua Dries Mertens, i cili shpejt u bë idhull i tifozëve.

Kështu nisi epoka e Maurizio Sarrit, i cili shfrytëzoi maksimalisht grupin e ndërtuar nga Benitezi dhe iu afrua shumë fitimit të Scudettos në vitin 2018, duke e mbyllur kampionatin me 91 pikë, katër më pak se Juventusi i Massimiliano Allegrit.

Napoli i Sarrit, i njohur si “Sarrismo”, një term që u përfshi edhe në fjalorin Treccani, ofroi futboll spektakolar, të admiruar në mbarë botën, me lojtarë si Allan, Jorginho, Hamsik dhe Raul Albiol.

Pavarësisht nivelit të lartë të lojës, trajneri toskan e mbylli periudhën 2015-2018 pa asnjë trofe. Ai krijoi një lidhje të fortë me Gonzalo Higuainin, i cili shënoi 36 gola në Serie A në sezonin 2015-2016, rekord absolut për një sezon të vetëm.

“Qëndro edhe një vit këtu dhe do të të bëj sulmuesin më të mirë në botë”.

Premtimi u mbajt, me një fund hollywoodian dhe golin e 36-të të shënuar me roveshatë ndaj Frosinones, nën shi të rrëmbyeshëm në stadiumin e atëhershëm “San Paolo”. Në merkaton pasuese, De Laurentiis e shiti Higuainin te Juventusi i Agnellit.

Ancelotti, Gattuso dhe vitet e vështira

Pas Sarrit erdhi Carlo Ancelotti, por ai nuk arriti të përsëriste sukseset e paraardhësit. Në sezonin e parë Napoli u rendit i dyti, por sezoni i dytë ishte një dështim total, që kulmoi me shkarkimin e tij në vitin 2020. Më pas erdhi Gennaro Gattuso, nën drejtimin e të cilit Napoli fitoi Kupën e gjashtë të Italisë. Ishte një periudhë e vështirë për klubin, ku presidenti kishte investuar shumë besim te Ancelotti, por pa rezultatet e pritura.

Spalletti dhe Conte: Rikthimi i Scudettos

Sezoni 2021-2022 shënoi ardhjen e Luciano Spallettit, një trajner me përvojë të madhe, por pa tituj në Itali. Në sezonin e parë, Napoli përfundoi i treti, duke luftuar deri në fund për Scudetto.

Në sezonin 2022-2023, pas një revolucioni të madh në merkato me largimin e Insignes, Koulibalyt, Fabian Ruizit dhe Mertensit, erdhi triumfi historik i Scudettos së tretë, 33 vjet pas suksesit me Maradonën.

Me 90 pikë, çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe futboll spektakolar, Napoli u rikthye në majë të Italisë me dyshen Kvaratskhelia–Osimhen.

Scudettoja e dytë nuk vonoi 33 vjet, por erdhi shpejt, në sezonin 2024-2025 me Antonio Conten në stol. Trajneri nga Lecce, fitues serial i titujve në Itali, e nxori Napolin nga rrënojat e një sezoni katastrofik dhe e çoi drejt Scudettos së katërt në histori.

Lojtarë si Romelu Lukaku, Scott McTominay dhe David Neres ishin ndër protagonistët kryesorë. Goli me roveshatë i skocezit dhe aksioni spektakolar i belgut në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit i dhanë Napolit titullin me 82 pikë, një më shumë se Interi.

Antonio Contes iu desh vetëm një vit për ta rikthyer Scudetton nën hijen e Vezuvit, duke fituar më pas edhe Superkupën e Italisë, të tretën në histori për Napolin, me David Neres dhe Rasmus Hojlund si protagonistë absolutë.

Pronari i klubit realizoi investime masive për të përmbushur kërkesat e trajnerit, duke shpenzuar rreth 350 milionë euro në dy merkato verore. Dhe pas Higuainit, De Laurentiis arriti të sillte një tjetër yll botëror në Napoli: Kevin De Bruyne.

Qëllimi i Contes është të vazhdojë fitoret në një vit të veçantë për klubin, njëqindvjetorin e themelimit në vitin 1926. Një shekull histori, në të cilin Aurelio De Laurentiis ka qenë, është dhe do të mbetet një protagonist i madh. Ndoshta më i rëndësishmi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit