Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Ndodh në Brazil, futboll luhet edhe me 12 lojtarë… kur nuk të sheh arbitri!
Dy skuadrat nuk kishin shanse për kualifikimin. Dhe sfida e luajtur në “Estadio Urbano Caldeira”, përfundoi në barazim 0-0.
2 July 2023, 14:00Nga DOSJA
BRAZIL - Një rast i paprecedentë është regjistruar në Copa Sudamericana, saktësisht në duelin Santos (Brazil)-Blooming (Bolivi).
Dy skuadrat nuk kishin shanse për kualifikimin. Dhe sfida e luajtur në “Estadio Urbano Caldeira”, përfundoi në barazim 0-0. Miqtë e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Santos, skuadra e legjendës Pele, humbi një penallti në minutën e 11’ shtesë.
E çuditshmja ndodhi në minutën e 64’. Vendasit kryen tri zëvendësime. Njëri nga lojtarët e futur në fushë ishte Rodrigo Fernandez.
Ai duhet të ndërrohej me Camachon, por ky i fundit nuk doli nga fusha. Santosi luajti për rreth një minutë me 12 lojtarë.
Një gjë të tillë e vunë re pjesëtarët e pankinës së Blooming, të cilët reaguan ashpër duke protestuar ndaj asaj situate. Arbitri ekuadorian Augusto Aragon ftoi Camachon të largohej. Dhe në fushë u barazuan forcat mes dy skuadrave. Me sfidën që vazhdoi rregullisht, por që nuk prodhoi gola.