LIVE UPDATES
Sport

“Nuk kërkojmë favorizim dhe privilegje”/ Reagon Vllaznia pas ndeshjes me Elbasanin…

“KF Vllaznia nuk kërkon privilegje dhe nuk kërkon favorizim. Kërkojmë vetëm atë që duhet t’i garantohet çdo klubi dhe çdo skuadre që hyn në fushën e lojës: gjykim të drejtë, standard të njëjtë për të gjithë, respektim rigoroz të rregullave dhe kushte që mbrojnë integritetin e garës”.

29 August 2026, 23:29 Nga DOSJA

“Nuk kërkojmë favorizim dhe privilegje”/ Reagon Vllaznia

SHKODER - Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen ndaj Elbasanit me skuadrën shkodrane që në çastet e fundit panë t’i anulohen dy gola që mund t’i jepnin fitoren.

Pas përfundimit të sfidës, klubi shkodran doli me një deklaratë për shtyp për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësite për gjithçka ndodhi në “Elbasan Arena” duke nisur nga mosrespektimi i rregullores së FSHF-së për të boshatisur tribunat në një sfidë që duhej luajtur me dyer të mbyllura e deri te kritikat për vendimet arbitrare, ndërkohë që është distancuar edhe nga aktet e dhunës së shfaqura.

Deklarata e plotë për shtyp e Vllaznisë

“Klubi i Futbollit Vllaznia, pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfunduar me rezultatin 1–1, e konsideron të domosdoshme të bëjë publik shqetësimin e tij për disa episode dhe rrethana që ndikuan negativisht në klimën sportive dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Së pari, pavarësisht se ndeshja, në zbatim të vendimit të organeve disiplinore, duhej të zhvillohej pa praninë e spektatorëve, në tribunën VIP ishin të pranishëm persona të cilët, gjatë gjithë ndeshjes, fyen dhe provokuan vazhdimisht lojtarët dhe përfaqësuesit e KF Vllaznia.

Përballë kësaj situate, Klubi ynë konstatoi mungesën e reagimit të nevojshëm nga personat përgjegjës për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes. Një situatë e tillë është e papranueshme, veçanërisht në një takim që, sipas vendimit disiplinor, duhej të zhvillohej pa publik. Së dyti, po aq shqetësues për KF Vllaznia është edhe standardi i arbitrimit të ndeshjes.

Në mënyrë të veçantë kërkojmë që të analizohet me seriozitet episodi i minutës së 34-t, kur, në momentin që Vllaznia kryesonte 1–0, lojtari i Elbasanit Abas kreu një ndërhyrje jashtëzakonisht të rëndë ndaj futbollistit tonë Mehmetaj. Sipas vlerësimit të Klubit, ndërhyrja rrezikoi seriozisht shëndetin dhe karrierën e lojtarit tonë dhe, minimalisht, meritonte një shqyrtim të plotë përmes sistemit VAR.

Mungesa e një reagimi proporcional ndaj një episodi të tillë ndikoi drejtpërdrejt në tensionin e krijuar në fushën e lojës dhe cenoi besimin e lojtarëve dhe stafit tonë ndaj standardit të arbitrimit. Në këtë kontekst, edhe dy golat e anuluar të KF Vllaznia në minutat shtesë, përkatësisht në 90+2 dhe 90+6, e bëjnë edhe më të domosdoshme që të gjitha episodet vendimtare të kësaj ndeshjeje të shqyrtohen me profesionalizëm dhe transparencë të plotë nga strukturat përgjegjëse të arbitrimit.

KF Vllaznia nuk kërkon privilegje dhe nuk kërkon favorizim. Kërkojmë vetëm atë që duhet t’i garantohet çdo klubi dhe çdo skuadre që hyn në fushën e lojës: gjykim të drejtë, standard të njëjtë për të gjithë, respektim rigoroz të rregullave dhe kushte që mbrojnë integritetin e garës. Ne besojmë se episode të tilla, nëse nuk analizohen dhe adresohen me përgjegjësi nga institucionet përkatëse, dëmtojnë besimin te gara, cenojnë frymën e fair-play-t dhe krijojnë tensione që nuk i shërbejnë futbollit shqiptar.

KF Vllaznia do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri investimin, punën dhe interesat e Klubit, duke kërkuar me forcë respektimin e të drejtave tona vetëm në rrugë institucionale. Në të njëjtën kohë, Klubi distancohet qartësisht nga çdo formë dhune, fyerjeje apo reagimi që bie ndesh me vlerat e sportit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të futbollit të kontribuojnë për një garë të drejtë, të respektueshme dhe të denjë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit