29 May 2023, 19:01
Nga DOSJA
TIRANE - Partizani është ekipi kampion i Superiores për sezonin 2022-2023. Të kuqtë fituan 2-0 kundër Teutës dhe zhvlerësuan triumfin 1-2 të Tiranës ndaj Erzenit. Nga ana tjetër Erzeni mban vendin e Play Out dhe Bylisi bie nga Kategoria, pasi ka humbur ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2.
Shkodranët arrijnë në Europë duke iu bashkuar Tiranës, Partizanit dhe Egnatias. Ndërkohë dy ekipet që kanë rënë nga Kategoria janë ato të Kastriotit dhe Bylisit. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve:
Olsi Rama: “Jam shumë i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ky kampionat ishte shumë rivalizues dhe i bukur. Duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jam shumë falënderues për tifozët dhe presidentin. Planet e Partizanit? Për momentin, duhet vetëm të festojmë titullin dhe të pushojmë pak. Të fitosh titullin është bukur, për ta mbrojtur është më e vështirë. E kisha pak me merak se kush ndërtonte stadiumin në vitin e parë nuk ishte mirë, por ne e thyem tabun, e ndërtuam stadiumin dhe direkt sollëm titullin”.
Telushi: “Janë emocione të mëdha, ne ia dolëm në fund. Unë jam një njeri që e dua drejtësinë, flas gjithmonë me zemër dhe Zoti të ndihmon pastaj. Kur erdha këtu kisha shumë njerëz kundër, kjo më bën që ta shijoj edhe më tepër trofeun. Ulje-ngritjet gjatë sezonit janë ato që të bën ta shijosh më shumë të gjithën këtë”.
Marini në lot: “Jam shumë i emocionuar. Kemi punuar shumë, dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët dhe presidentin. Kemi qenë gjithmonë të bashkuar. Janë thënë shumë gjëra për këtë ekip, ne jemi ekipi me moshën më të re. Le të thonë çfarë të duan, ne e kemi merituar. Kontratat e lojtarëve tanë skadojnë në 2025, 2026, ky është vetëm fillimi i një cikli të ri”.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 May 2023, 18:40
TIRANE - Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të në historinë e tij edhe pse me pikë të ba...
Sport
29 May 2023, 18:05
TIRANE - Partizani shpallet kampion i Kategorisë Superiore edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën nga 67 pikë, por vendosin ndeshjet ...
Sport
29 May 2023, 16:05
ITALI - Trajneri Luciano Spalletti, kampion i Italisë, nuk do të vazhdojë më ‘aventurën’ në stolin napolitan. K&e...
Sport
29 May 2023, 15:54
GJERMANI - Pasi ka parë nga stoli t'i shpëtojë titulli i kampionit të Gjermanisë të shtunën ndaj Mainz (2-2), mesfushori i Bo...
Sport
29 May 2023, 15:30
MOZAMBIK - Policia përdori gaz lotsjellës këtë të dielë, për të shuar shqetësimet në fundin e një prej nd...
Sport
29 May 2023, 15:04
ANGLI - Sezoni i parë katastrofik i ‘epokës’ së Boehly-t te Chelsea mori fund dhe nuk u deshën as 24 orë, q&eum...
Sport
29 May 2023, 12:27
ANGLI - Kinsey Wolanski, femra që gjeneroi miliona euro, duke u futur me rroba banje në fushën e Wanda Metropolitanos në atë koh...
Sport
29 May 2023, 12:00
SPANJE - Barcelona mbrëmë luajti ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas (3-0). Perdja e ‘Camp Nou’-t të vjetër është ...
Sport
29 May 2023, 11:40
ANGLI - Nuk është hera e parë dhe as e dyta që Harry Kane lidhet me Real Madridin. Skuadra bardhezi është po...
Sport
29 May 2023, 11:30
FRANCE - E dinim që nuk do të kishte shtrëngim duarsh mes Kostyukut dhe Sabalenkës, pasi ukrainasja kishte paralajmëruar se do ta inj...